Loading…

Hoxhaj kritikon mediat serbe rreth sulmeve ndaj Arbana Xharrës

  • 04/02/2017 | 21:04

Hoxhaj kritikon mediat serbe rreth sulmeve ndaj Arbana Xharrës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj medieve serbe, të cilat kanë “sulmuar” kryeredaktoren e gazetës Zëri, Arbana Xharra, rreth shkrimit të saj: “Letër BE-së: Reagoni ndaj propagandës së medieve të Vuçiqit!”.

Xharra, përmes një letre të publikuar të premten në Gazetën Zëri, i drejtohej Bashkimit Evropian dhe ngriste zërin për gjuhën e përdorur së fundmi nga mediet serbe – të cilat sipas saj, po nxisin luftë dhe urrejte. Mes tjerash, Xharra shkruante se mediet në Serbi dirigjohen nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Insajderi.

Xharra shkruante se mediet nga Serbia “kanë nisur një fushatë të rrezikshme propaganduese me fotomontazhe me qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë”.

E pasi ky reagim i saj është publikuar edhe në gjuhën serbe, nga aktivistja e shoqërisë civile dhe drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, Jelena Miliç, kanë ardhur edhe reagimet e medieve serbe.

Mediet nga Beogradi e lidhin gazetaren me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke pretenduar se ajo mbron qëndrimet e presidentit dhe se gazeta ku ajo punon është nën pronësi të Thaçit.

Për letrën e gazetares kosovare, reagoi edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq. Ai i doli në mbrojtje tabloidit serb Kurir – njëra nga mediumet e kritikuara nga Xharra.

Mirëpo, nuk vonoi shumë edhe kundërpërgjigja e kryediplomatit kosovar Enver Hoxhaj, i cili përmes rrjetit social Twitter i doli në mbrojtje gazetares Xharra. Ministri i Jashtëm i Kosovës i quajti “të papranueshme dhe anti-evropiane” veprimet e medieve serbe.

16386893_10209421576071249_2947640479440831904_n

“Për disa ditë, mediet nga Serbia kanë nisur një fushatë sistematike të dezinformimit dhe propagandës së dëmshme kundër Kosovës. Tani këto medie janë kthyer kundër gazetarës së vlerësuar Arbana Xharra, e cila ka zbuluar lajmet e tyre të rreme. Kjo është e papranueshme dhe anti-evropiane!”, ka thënë Hoxhaj.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe gazetarja Xharra, e cila përdori profilin e saj të rrjetit social Facebook që të njoftoj për sulmet që po i bëhen asaj.

“Reagimi i Daciqit dhe mediave të Vuciqit, pas letrës sime drejtuar BE-së për propagandën e mediave të Beogradit ndaj Kosovës”, shkruan shkurt Xharra, e cila postimit të saj i bashkangjitë foto nga raportimet e medieve serbe për çështjen në fjalë.

16387200_10209421578391307_1929962102625593220_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë