Loading…

‘Qeveria po mashtron, muri vetëm do të shkurtohet’

  • 04/02/2017 | 17:43

‘Qeveria po mashtron, muri vetëm do të shkurtohet’

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se muri në veri të vendit nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet dhe sipas tij ky është një mashtrim nga Qeveria e Kosovës.


Në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka shkruar se “Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika e tretë e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet”.

Sipas Molliqajt, çështja e veriut të vendit mund të zgjidhet vetëm me një qeveri të re, e cila do të kishte një qasje të re.

Reagimi i Molliqajt vjen pas arritjes së marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut për rrënimin e murit.

Molliqaj, postimit të tij në Facebook i ka bashkangjitur edhe një foto në të cilën, sipas tij shihet vija deri ku do të shkurtohet muri në veri.

16472857_158881257946348_7514523740552479584_n

Reagimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

untitled

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë