Njerëzit e lumtur i kanë disa zakone të veçanta, dhe për këtë ndoshta ndjehen mirë shumicën e kohës, sepse dinë ta mbajnë nën kontroll jetën, dhe nuk u kushtojnë rëndësi mendimeve të huaja por e shikojnë punën e tyre.
Gazetametro.net sjellë për ju disa zakone të tyre, të cilat i bëjnë ata të veçantë dhe të lumtur, dhe të cilat duhet ndjekur secili nga ne.
1.Mos u shqetëso rreth asaj që të tjerët mendojnë për ty
Njerëzit e lumtur nuk lejojnë që të tjerët të ndikojnë në disponimin e tyre. Ata thjesht parakalojnë pa i prishur disponimin aspak.
2. Gjithmonë bëhu i shoqërueshëm dhe mirënjohës
Nuk duhet shikuar njerëzit si duken dhe sa vjet janë për t’u shoqëruar me ta. Ajo çka ka rëndësi është ndjesia e mirë që të jep prania e tyre.
3.Gjithmonë kërkoje të mirën në çdo situatë
Diçka të mirë duhet të ketë çdo gjë e keqe, dhe pikërisht ti duhet ta gjesh atë apo ta krijosh vetë. Kështu duhet vepruar në çdo situatë, dhe mos harro se edhe nga përjetimet e këqija njeriu mëson diçka të mirë.
4. Pranoje se jo gjithçka është e përkryer
Njerëzit e lumtur e dinë se e përkryera nuk ekziston, por ajo që i bënë të ndihen mirë ata edhe me këtë fakt është mënyra se si e kuptojnë jetën; thjesht dhe krenar për veprat e tyre gjithmonë.
5. Buzëqesh gjithmonë dhe qëndro pozitiv
Disponimi jonë dhe i njerëzve rreth nesh varet në shumicën e kohës nga humori i atyre që i kemi pranë, prandaj të buzëqesh sa më shumë që të jetë e mundur, kështu të paktën po i bën nderë dikujt.
6. Kontribo për botën dhe rrethin tënd
Një nga efektet më të mira e të qenurit i lumtur është të kontribosh për të tjerët. Kjo mund të arrihet duke bërë gjëra të thjeshta duke ndihmuar sado pak dikë, t’i japësh komplimet dikujt, etj.
7.Jeto të tashmen
Njerëzit e lumtur nuk e presin momentin e duhur për t’u lumturuar, as të premten për pushim, as një veturë për t’ua ndryshuar jetën, ata thjesht e jetojnë momentin. Gabimi më i madh i njerëzve është pritja për të jetuar, kur në fakt ata janë duke e humbur jetën.
8. Mëso vazhdimisht gjëra të reja
Duhet të jesh vazhdimisht në kërkim të njohurive të reja. Mos u mjafto asnjëherë me ato që di, gjithmonë është diçka e re për t’u zbuluar, andaj vrapo pas saj. Të jesh në kërkim të gjëra të reja u sjell më shumë pozitivitet në jetë tuaj, kështu jeni në hap me kohën. /gazetametro.net