Loading…

8 sekretet e Kim Jong-ut që u mësuan nga shokët e klasës

  • 28/06/2017 | 19:43

8 sekretet e Kim Jong-ut që u mësuan nga shokët e klasës

Diktatori koreano-verior është një nga figurat më enigmatike në botë. Si i ri ishte dërguar për shkollim në Zvicër. Kështu, nga shokët e internatit mësohen disa detaje për Kim Jong-unin – liderin e shtetit më të izoluar në botë.


1. Adhuron Air Jordan!

Si fëmijë ndoshta kurrë nuk ka ëndërruar se një ditë do të jetë mik i legjendës së NBA-së, Dennis Rodman, por si tinejxher ishte i fiksuar me basketbollin, sidomos me ekipin Chicago Bulls, për çka dhomën e kishte me foto të ekipit e pranë mbante gjithmonë atletet Air Jordan.

2. Kishte pseudonim

Meqë në internat nuk donte të njihej si djalë i diktatorit, u lajmëruar si Pak Un, ndërsa thoshte se është fëmija i një punëtori të Ambasadës së Koresë së Veriut në Bernë.

3. Kishte suitën e tij

Në Zvicër bënte jetë të mirë. Në çdo çast kishte koreanoveriorët që punonin për të si shërbëtorë, si asistentë e truproje. Dy nga ta xhironin çdo ndeshje të tij të basketbollit. Shokët çuditeshin e mendonin se kjo është një traditë e tyre.

4. Fliste shumë

Edhe pse familja e tij e bënte të pamundurën ta mbante të fshehur identitetin e tij, ai fliste shumë dhe disa herë tregoi kush ishte. Kur një ditë këtë ia tha mikut Joao Micael, ai nuk e besoi.

5. Si duronte shpagetat e ftohta

I sipërpërmenduri Joao e vizitonte shpesh Kimin në suitën e tij në kuadër të Ambasadës së Koresë së Veriut. Ai tregon se si shpërtheu Kimi kur një herë kuzhinieri ia shërbeu shpagetat e ftohta. “U habita, se rrallë sillej ashtu”, tha Joao.

6. Adhuronte “tutat”

Kimi donte të vishej rehatshëm, kështu që ormani i tij ishte plotë “tuta” të firmës Nike.

7. Nuk ishte i kthjellët

Edhe pse ishte dy vjet më i vjetër se shokët e tij, për shkak të njohurive të dobëta të gjuhës gjermane rrallë merrte nota të mira. Gjatë vitit të parë të shkollimit ka munguar 75 ditë, e gjatë vitit e dytë 105 ditë, për çka ra nga të gjitha lëndët natyrore e nga tjerat mezi merr kaluese.

8. Nuk ngopej me djathë

Gjatë qëndrimit dyvjeçar në Zvicër, Kim kishte oreks të madh. E adhuronte djathin zviceran, për çka dërgon kuzhinierë në shkolla më të njohura kulinare në Evropë për të mësuar sekretet e prodhimit të djathit të mirë. Nga viti 2012 ka shtuar 40 kilogramë, veç për shkak të djathit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë