Loading…

8 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve, pesë të arrestuar

  • 03/12/2023 | 10:13

8 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve, pesë të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tetë raste të dhunës në familje.


Shumica prej tyre janë sulme ndaj grave nga partnerët e tyre, ndërsa ka raste edhe të sulmeve të prindërve nga fëmijët e tyre.

Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e kishte larguar nga shtëpia atë dhe vajzën e tyre dhe më pas policia i kishte gjetur armë atij në shtëpi.

Më poshtë rastet e dhunës familjare të raportuar nga policia:

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjakovë  02.12.2023-02:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

·         Malishevë  01.12.2023-NN.  Me 02.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Malishevë  02.12.2023, 17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babanë e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

·         Pejë 02.12.2023-05:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

·         Istog 02.12.2023, 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar djalin e tij dhe i njëjti si pasojë kishte demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë  02.12.2023, 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj e kishte larguar nga shtëpia atë dhe vajzën e tyre. Njësiti policor gjatë kontrollës në lokacion ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit Zoraki si dhe 36 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Prishtinë 02.12.2023, 16:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Bresje  02.12.2023, 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është në lidhje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë