Në kinemanë Cineplexx në Prishinë vazhdojnë premierat e filamve botëror edhe në muajin mars.
Gjatë këtij muaji do të shfaqen këta filma:
“It’s only the end of the world” (Juste la fin du monde)
Ky film do të shfaqet 16.03.2017.
Louis, një shkrimtar i sëmurë në prag të vdekjes, rikthehet në shtëpi pas një mungese të gjatë, për t’i thënë familjes së tij se do të vdesë.
“Patriots Day”
Edhe ky film do të shafqet me 16.03.2017.
Filmi është me regji nga Peter Berg. Storia e bombardimeve të vitit 2013 në “Maratonën e Bostonit” dhe pasojat e kësaj tragjedie që përfshiu gjithë qytetin në kërkim për t’i gjetur terroristët përgjegjës.
Ndërsa me 23 mars do të shfaqen këta filma: “American Pastoral” me regji nga Ewan McGregor, “Chips”, nga regjisori Dax Shepard , “Life” me regji nga Daniel Espinosa, “Power Rangers” i regjisorit Dean Israelite, “Ghost in the Shell” me regji nga Rupert Sanders, dhe “Kelly Asbury” nga regjsori Kelly Asbury.