Loading…

8 personat që kanë pasuri sa gjysma e botës (Foto)

  • 17/01/2017 | 17:39

8 personat që kanë pasuri sa gjysma e botës (Foto)

Tetë miliarderë kanë më tepër pasuri se gjysma e banorëve të planetit Tokë marrë së bashku. Ata janë të gjithë meshkuj dhe shumica prej tyre e kanë fituar pasurinë  tyre nga teknologjia.


Nga kjo listë prej tetë njerëzve më të pasur të botës, gjashtë janë amerikanë, një meksikan dhe një spanjoll. Shumë prej tyre janë zotuar se pasurinë do ta dhurojnë për bamirësi.

 

BILL GATES

BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 14:  Bill Gates, co-founder of the Bill & Melinda Gates Foundation and former head of Microsoft, poses at the German federal chancellery on November 14, 2013 in Berlin, Germany. Gates was expected to discuss how Germany's government could work with his foundation to meet many of the Millennium Development Goals by 2015, when the country assumes presidency of the G8.  (Photo by Adam Berry/Getty Images)

Themeluesi i Microsoft është i pasur 75 miliardë dollarë. I shpallur më shumë se dhjetë herë si njeriu më i pasur në botë, ai ka premtuar se të gjithë pasurinë e tij do ta shkrijë për bamirësi, kurse tre fëmijët e tij do të trashëgojnë ‘vetëm’ nga 10 milionë dollarë secili.

 

AMANCIO ORTEGA

2014114105545_1

Pronari i markës së butikut ‘Zara’ vlen 67 miliardë dollarë. Butiku i tij ka 7 mijë dyqane në të gjithë botën. Ortega konsiderohet njeriu më i pasur në Europë.

 

WARREN BUFFET

0604_wealth-wizard-warren-buffet_650x455

Miku më i mirë i Gates e filloi aktivitetin e tij si 11 vjeçar. A tashmë ka pasuri prej 60.8 miliardë dollarësh. Këshillat e tij për të bërë biznes i ndjekin qindra njerëz në mbarë botën.

 

CARLOS SLIM

carlos_slim_donald_trump_0

Pasurinë  tij, Slim e ka fituar më së shumti nga kompania e telekomunikimit, America Movil që vlen 42 miliardë. Ai u rangua si personi më i pasur në botë para tri vitesh, por zbriti në listë nga rënia e ekonomisë latine.

 

JEFF BEZOS

bezos_jeff_amazon

Themeluesi i kompanisë Amazon ka pasuri prej 45.2 miliardë dollarësh. Ai është edhe i gazetës The Washington Post, e cila shënoi rritje pas blerjes nga ai. Gjithashtu, ai ka themeluar kompaninë Blue Origin, e cila mëton ta lansojë turizmin në hapësirë.

 

MARK ZUCKERBERG

dsc_6696

Zuckerberg themeloi Facebookun më 2004 ,kompani që tash vlen 44.6 miliardë dollarë. Ai i nxori aksionet e kompanisë së tij në shitje për investitorët më 2012, duke u bërë multimiliarder. Ai thotë se do të dhurojë 50 miliardë dollarë për bamirësi, pasi të shesë 99 përqind të Facebookut.

 

LARRY ELLISON

131101112355-larry-ellison-package-1024x576

Ellison ka në pronësi kompaninë Oracle, kompani që merret me programe teknologjike dhe databaza. Oracle vlen 160 miliardë dollarë, por ai ka ‘vetëm’ 27 përqidn të kompanisë.

 

MICHAEL BLOOMBERG

25bloomberg-master768

Ish-kryetari i qytetit të New Yorkut vlen 40 miliardë dollarë. Ai e krijoi pasurinë e tij duke u shitur të dhëna firmave që merren me shëbime financiare. Më 2011, ai u fut në politikë duke u bërë tri herë kryetari i New Yorkut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë