Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që ka pasoja ekstreme për refugjatët në të gjithë botën. Urdhri në një kohë të pacaktuar ndalon refugjatët nga Siria për të hyrë në SHBA, bllokon hyrjen e refugjatëve në SHBA nga çdo vend gjatë 120 ditëve të ardhshme. Si pasojë kjo bllokon qytetarët dhe refugjatët nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria, dhe Jemeni. Aeroportet në SHBA dhe jashtë vendit filluan arrestimin e refugjatëve dhe banorëve nga këto shtatë vende, sipas New York Times.
Ka mbi 21 milion refugjatë në të gjithë botën, sipas të dhënave të fundit nga UNHRC. Duke e vendosur këtë ndalim të përkohshëm të refugjatëve , SHBA-ja po mohon siguri dhe mundësi për njerëzit në të gjithë botën. Duhet mos harruar se Amerikës refugjatët i sollën diversitet, talent, zgjuarsi. Steve Jobs, për shembull, ishte i biri biologjik i një emigranti sirian.
Gazeta Metro ju sjell 8 personalitete që sigurt se i njihni, por ndoshta se keni ditur që janë refugjatë.
Çdo refugjat meriton një strehë të sigurt, por këto janë disa njerëz që janë mirëpritur nga një vend tjetër, kur ata kishin nevojë për ndihmë.
1.Mila Kunis
Gjatë Luftës së Ftohtë, aktorja dhe familja e saj u largua Ukraina sovjetike ,ku edhe u shpërngulën në SHBA. Mila ishte vetëm shtatë vjeç në atë kohë.
2.Albert Einstein
Fitues i çmimit Nobel, fizikanti Albert Einstein e la Gjermaninë për SHBA’në në vitin 1933 për t’i shpëtuar partinë naziste. Pas të lëvizte në SHBA, Einsteini shkëlqyeshëm tha: “Unë do të jetoj në një vend ku liria politike, toleranca, dhe barazia e të gjithë qytetarëve të mbretërojë.
3.Rita Ora
Këngëtarja e famshmë e zhanrit Pop, bashkë me familjen e saj lanë Kosovën për tu shpërngulur në Londër. Në atë kohë Rita ishte vetëm një vjeç
4.Freddie Mercury
Vokalisti i grupit të njohur “ The Queen “ ka lindur në ishullin afrikan të Zanzibar. Një revolucion shpërtheu në këtë ishull në vitin 1964, dhe familja e Merkurit u transferua në Londër kur ai ishte ende një adoleshent.
5.Henry Kissinger
Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit është rritur në Gjermani. Familja e tij u largua nga vendi për në SHBA në vitin 1938 gjatë Holokaustit. Kissinger ishte 15 vjeç në atë kohë.
6.Medeleine Albright
Sekretarja e parë femër në SHBA – Medeleine Albright dhe familja e saj u larguan nga Çekosllovakia dy herë, një herë për të ikur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe përsëri në vitin 1948 gjatë pushtimit komunist.
7.Sigmund Freud
Psikoanalisti i njohur u largua nga Austria për në Londër me gruan e tij pas pushtimit nazist.
8. M.IA
Këngëtarja M.I.A. u rrit në Sri Lanka deri në moshën nëntë vjeçare , kur familja e saj u largua për në Londër për të shpëtuar nga lufta etnike civile/gazetametro.net