Loading…

8 lulet më të mira për të pastruar ajrin brenda shtëpisë

  • 17/01/2018 | 22:26

8 lulet më të mira për të pastruar ajrin brenda shtëpisë

 

  1. Begonia semperfloren

Kjo lule çel gjatë verës, ka nevojë për shumë diell dhe dritë. Lulet e saj janë në ngjyrë të bardhe, të kuqe dhe rozë.  Është shumë efikase në pastrimin e ajrit nha benzina apo nga kimikat të tjera që prodhohen nga  ‘toluene’.

  1. Nephrolepis exaltata

Kjo bimë i ka gjethet si pupla dhe është një nga bimët më të mira për pastrimin e ajrit. Thuhet se kjo bimë mund të largojë edhe arsenikun dhe mërkurin nga dheu. Ka nevojë për shumë lagështi dhe hidratim.

  1. Azalea (Rhododendron simsii)

Kjo lule kaq e bukur ka nevojë për shumë dritë diell që të mbijetojë. Por duhet vendoru në në vend të freskët si p.sh dritare. Kjo lule e pastron ajrin nga ‘formaldehyde’ – një lloj gazi që gjendet në disa lloj solucionesh.

  1. Gerbera jamesonii

Kjo lule është perfekte për t’u mbajtur në dhomë gjumi ose ambjente pastrimi kimik (apo në dhomën / ambjentin ku lani rrobat tuaja). Largon  ‘trichloroethylene’ (e cila gjendet në produktet / detergjentët që përdoren për pastrim kimik).

  1. The Lady Palm (Rhapis excelsa)

E lehtë për t’u rritur dhe shumë e bukur. Kjo bimë largon amoniakun, një përbërës shumë i dëmshëm ky që ndodhet në detergjentë dhe pastrues, ngjyrosës flokësh e pëlhurash. Duhet pak kohë derisa të marri formën që shohim, por sapo rritet dhe kalon kjo fazë, ajo bëhet e mrekullueshme edhe për të zbukuruar shtëpinë.

  1. The snake plant (Bima gjarpër)

Bima gjarpër ose ‘Sansevieria trifasciata’ ka nevojë për dritë dhe ujë. Kjo bimë fantastike përthith dioksidin e karbonit dhe çliron oksigjen gjatë natës. Nëse e mbani në dhomë së bashku me një lule/bimë tjetër e cila çliron oksigjen gjatë ditës, ju do të siguroni një cikël perfekt për 24 orë.

  1. Zambaku i paqes (Spathiphyllum)

Një nga lulet më të përshtatshme jo vetëm për pastrimin e ajrit por edhe për dekor. Kërkon vend të freskët dhe hije. Por kini kujdes. Kjo lule është helmuese për kafshët shtëpiake.

  1. Aloe Vera

Aloe Vera. Kjo bimë e jashtëzakonshme jo vetëm per cilësitë kurative por edhe për të pastruar (detoksifikuar) ambjentet brenda shtëpisë. Kjo bimë ka një sistem shume të veçantë. Ajo pastron ajrin nga kimikatet e dëmshme që perdorim, duke shfaqur njolla kafe tek gjethet (pra nëse mbani nje bimë të tillë brenda shtëpise dhe gjethet e saj kanë njolla si ne foto, tregon se Aloe ka perthithur një dozë të mirë kimikatesh) në vend që t’i perthithnit ju

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë