Loading…

8 fakte surprizuese për Mark Zuckerberg (Foto)

  • Nga

  • 27/01/2017 | 11:19

8 fakte surprizuese për Mark Zuckerberg (Foto)

Mark Elliot Zuckerberg ka lindur më 14 maj 1984. Ai është një programues dhe sipërmarrës shumë i sukseshëm . Ai është kryeshefi ekzekutiv, dhe bashkë-themelues i Facebook. Vlera e tij neto është vlerësuar të jetë 53.6 miliardë dollarë, duke e renditur atë në listën e 5 personave më të pasur në botë.

Në sajë të Facebook njerëzit në mbarë botën munden lehtë të jenë në kontakt me të gjithë miqtë e tyre. Jo shumë kohë më parë, shoqëria thjesht nuk ka pasur një mundësi të tillë, por tani çdo gjë ka ndryshuar, dhe kjo krejt falë gjenialiteti të Zuckerberg. Mirëpo ka fakte më pak të njohura rreth jetës dhe personalitetit të themeluesit të Facebook , rrjet ky që  tani ka 1 miliard përdorues aktivë në muaj.

Gazeta Metro ju sjell 8 fakte surprizuese për Mark Zuckerberg

1 .Në vitin 2006, Mark Zuckerberg në moshën 22 vjeçare hodhi poshtë një marrëveshje 1 miliard dollarëshe me kompaninë Yahoo,  duke thënë: “Unë nuk e di se çfarë do të bëja më gjithë ato para. Mendoj të hapë një tjetër rrjet social. Më pëlqen kjo punë që e kam tani.

2. Ngjyra e Facebook është e kaltër sepse Mark Zuckerberg është daltonist, ka vështirësi ti dallojë ngjyrat e caktuara. Për Mark Zuckerberg, ngjyra e kaltër është ajo që e sheh më së miri , dhe kjo është arsyeja pse kjo ngjyra është dominuese në Facebook. Sidomos ngjyrën e kuqe dhe të gjelbërt nuk mundë ta dallojë fare, këtë e tha edhe me një intervistë për Washington Post.

mark

3. Në vitin 2005 Mark Zuckerberg ofroi ta shiste Facebook’un kompanisë My Space. Drejtori I Myspace Chris DeWolfe e kishte refuzuar çmimin. Zuckerberg i kishte kërkuar 75 milion dollarë.

4. Mark Zuckerberg ka shpenzuar mbi 30 milion dollar për të blerë shtëpitë e fqinjëve të tij përreth, për të ruajtur privatësinë, shkruan gazetametro.net

5.Në vitin 2006, CNN kishte përfshirë themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg në listën e tyre  “10 njerëzit që nuk kanë rëndësi” / “10 People Who Don’t Matter”

6. Mark Zuckerberg ka bërë kaq shumë para në vitin 2013 se paga e tij ngriti kompensimin mesatar për një punëtor të teknologjisë në San Mateo County nga  80.000 dollarë, në 290,000.

markk

7.Zëvendës Prokurori I Pakistanit u përpoq ta arestonte Mark Zuckerberg për blasfemi, kur një faqe në Facebook mbajti një garë për vizatim, të profetit Muhamed.

8.Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Warren Buffett nënshkruan një premtim duke rënë dakord për të dhënë gjysmën e pasurisë gjatë jetës së tyre. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë