Loading…

8 fakte rreth Bob Marley

  • 01/02/2017 | 17:40

8 fakte rreth Bob Marley

Bob Marley njihet si legjenda e muzikës reggae, i lindur me Jamaica, në vitin 1945.


Ai është krijues i grupit “Wailing Wailers” në vitin 1963 bashkë me disa shokë të tij. Grupi i tyre u bë i famshëm kur e nënshkruan kontratën me kompaninë diskografike ” Islands Records”.

Marley ka shitur më shumë se 20 milionë kopje të CD-ve, duke e bërë kështu atë superyllin e parë ndërkombëtar që doli nga e ashtuquajtur “Bota e Tretë”. Ai vdiq në Miami, Florida, me 11 maj, 1981.

Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte shumë interesante nga jeta Bob Marley.

1.Emri i tij kur ka lindur ishte Nesta Robert Marley, por një zyrtar I pasaportave ia ka ngatërruar atij emrin e parë me të mesëm, kur ishte i vogël.

2.Ai gjithmonë ka besuar se konsumimi i marihuanës të bën të lirë.

20140206-100830

3.Marley  lindi si katolik, por ë vitet e 60-ta u konvertua ne Rastafari.

4.Gjatë një koncerti që po  mbante në vitin 1976,një person e qëlloi atë në krah me armë, po Marley nuk e ndaloi koncertin dhe vazhdoi deri në fund.

bobmarley

5.Bob Marley, ka shtatë fëmijë që i njohin të gjithë, mirëpo ai ka edhe shumë të tjerë që kurrë s’ka dashur t’i bëj të njohur për publikun

6.Ishte vegjetarian si pasojë e përkushtimit të tij ndaj Rastafarit.

7.Grupi i tij, “The Wailers”, njehërë u patën përjashtuar nga një turne pasi që ishin më të famshëm sesa  grup i cili e prezantoi.

8.Fjalet e tij te fundit para se të vdiste nga kanceri në moshen 36 vjeçe, ishin: “Paraja nuk mund ta blejë lumturinë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë