Loading…

8 fakte interesante rreth Danielle Steel

  • Nga

  • 16/01/2017 | 17:24

8 fakte interesante rreth Danielle Steel

Danielle Steel është njëra nga autorët më të njohur amerikanë. Ka botuar mbi 129 libra, ku shumica nga to kanë qenë bestseller, kryeisht krijimtaria e saj është e njohur për romanet romancë, por edhe për luftë, divorc, vrasje etj.


Ndër librat e saj më të lexuar janë ” Motrat”, “Vitet e dhimbjes”, “Eden i ndaluar”. Ajo ka studjuar për letërsi dhe modë në New York, por ka jetuar në San Francisko dhe në Paris për një kohë.

1.Para se të bëhej shkrimtare ajo shkrunate artikuj në një revistë.

2.Libri i saj më i shitur ka qenë një libër që e ka shkruar për burrin e saj të dytë, i cili ishte i dënuar si një kriminel. Fjala është për librin “Passion’s Promise”. Gjithashtu besohet se të gjitha librat që ka shkruar ajo është frymëzuar nga martesat e saj.

3. Steel ka qenë e martuar 5 herë, dhe kishte 8 fëmijë. Kur u nda nga burri i katër i saj Danielle e humbi kujdestarinë për Nicholas djalin që kishte me të, dhe pak kohë më vonë Nicholas vrau veten.

family2

4.Pas humbjes së djalit në vitin 1997 Danielle kishte probleme mendore, dhe kjo e bëri atë të hap një fondacion për t’i ndihmuar personat me probleme psiqike, ku mori edhe çmim për këtë iniciativë.

5.22 libra të kësaj shkrimtare amerikane janë bërë filma. Dy nga ta janë nominuar për çmimin “Golden Globe”

danielle-steel-books2

6. Pasuria e saj besohet të jetë diku rreth 375 million dollar.

7. Qeveria Franceze në vitin 2002 e ka dekoruar atë me çmimin “Arti i Letrave” që jepet për letërsi.

8. Librat e saj janë përkthyer në 29 gjuhë dhe janë shitur mbi 45 shtete në gjithë botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë