Loading…

8 arsye pse duhet të pini verë të kuqe

  • 28/12/2016 | 15:48

8 arsye pse duhet të pini verë të kuqe

Pirja e verës së kuqe jo vetëm ju qetëson pas një dite të gjatë, por sipas studimeve ka dhe përfitime të habitshme në shëndetin tonë. Ky fakt vlen për konsumimin në sasi të limituar, një gotë për femrat dhe jo më shumë se dy për meshkujt.


Disa nga arsyet më të mira për të mbushur nga një gotë çdo ditë.

1. Zgjatë jetën

Studiuesit në Harvard kanë zbuluar se një përbërës i gjetur në lëkurën e rrushit të kuq, ka veti anti-plakje që stimulojnë prodhimin e një proteine që mbron trupin nga sëmundjet që vijnë me plakjen.

2. Forcon memorien

Resveratroli mund të ndihmojë edhe në përforcimin e kujtesës afatshkurtër. Pas një testimi 30 minutash, studiuesit panë se ata që merrnin suplemente resveratroli kishin një rritje të ndjeshme të aftësisë për të mbajtur mend disa fjalë dhe performancë më të shpejtë të pjesës së trurit përgjegjëse për emocionet, formimin e kujtimeve të reja dh

3. Mbron nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut

Një studim i kryer në vitin 2007 ka sugjeruar se disa përbërës të gjetur në rrushin e kuq, ndihmojnë në promovimin e shëndetit kardiovaskular. Verërat e prodhuara në Jug-Perëndim të Francës dhe Sardenjë, ku njerëzit kanë jetëgjatësi më të lartë, kanë në përbërjen e tyre sasi më të mëdha të këtij përbërësi. Një tjetër studim në Harvard ka zbuluar se pirësit e moderuar të verës së kuqe kanë më pak mundësi të pësojnë atak kardiak.

4. Ndihmon shëndetin e syve

Një studim i kryer në Islandë ka zbuluar se pirësit e moderuar të verës së kuqe kanë 32% më pak mundësi për të pësuar katarakte sesa ata që nuk konsumojnë verë.

5. Ul rrezikun e kancerit

Sipas Universitetit të Virxhinias, një proteinë e gjendur në lëkurën e rrushit, mund të vrasë qelizat e kancerit. Resveratroli mund t’i vdesë këto qeliza duke bllokuar zhvillimin e proteinës që i ushqen ato.

6. Ruan shëndetin e dhëmbëve

Antioksidantët e gjendur në verën e kuqe ngadalësojnë zhvillimin e baktereve në gojë dhe po kështu edhe të kaviteteve, përcjell Anabel.

7. Ul nivelin e kolesterolit

Varietetet të pasura në fibra mund të ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Pjesëmarrësve të shëndetshëm në një studim iu dhanë suplemente të rrushit që gjenden në verën e kuqe. Tek ata u pa një ulje prej 9% të kolesterolit “të keq” që bllokon arteriet. Pjesëmarrësit më nivele të larta kolesteroli, patën një rënie prej 12%.

8. Ndihmon në parandalimin e ftohjes

Falë antioksidantëve që ndodhen në verën e kuqe, ata që pinë gati 14 gota verë të kuqe në javë, kanë 40% më pak mundësi për t’u ftohur./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë