“Agnus Dei” me regji dhe skenar të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka marrë pjesë në 160 festivaleve jashtë kufijve shqiptarë dhe ka fituar 77 çmime ndërkombëtare.
Ky film sjellë rrëfimin mbi fatin e një djali i cili ishte fryt i një dashurie të ndaluar mes një të riu shqiptar dhe një serbeje në kohën e ish Jugosllavisë. Ai, pa vullnetin e tij bëhet pjesë e ushtrisë serbe dhe kryen krime të rënda në Kosovë, në vendlindjen e babait të tij.
Disa nga çmimet që ka rrëmbyer ky film janë:
“The Prestige Film Festival” në Kaliforni, “The international Film Award Berlin”, ”European Film Festival”, “Ionian International Film Festival” në Lefkas, “London Crystal Palace International Film Festival”, “London Film Awards 2013”, “California Film Awards 2013” gjithashtu është shpërblyer edhe në Hollywood “Sky International Film Festival” në SHBA me çmimin kryesor të festivalit, atë për filmit më të mirë të metrazhit të gjatë, “Best Feature Film”.