Loading…

7 vjeçari që u vra në Zvicër, varroset nesër në Gjilan

  • 22/03/2019 | 20:40

7 vjeçari që u vra në Zvicër, varroset nesër në Gjilan

Shtatëvjeçari kosovar i vrarë me thikë në Bazel të Zvicrës nesër varroset në Gjilan. Zvicra është tronditur nga vrasja e 7-vjecarit kosovar, që dyshohet se u krye nga një 75-vjeçare zvicerane.


Familja e 7-vjeçarit ka treguar se trupi i pajetë i fëmijës sjellët në Kosovë nesër dhe varroset në Gjilan në orën 13:00.

Ndërkaq, gjatë ditës familjarët kanë folur, duke e cilësuar vrasjen si raciste. Të enjten derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, me inicalet I.M u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës.

Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë.

Mediat zvicerane kanë shkruar se 75-vjeçarja është konstatuar se ka probleme mendore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë