Loading…

7 ushqime kineze të mbushura me plastikë që shkaktojnë kancer

  • 30/05/2017 | 22:08

7 ushqime kineze të mbushura me plastikë që shkaktojnë kancer

Ju ndoshta keni dëgjuar lajmet në lidhje me oriz të rremë nga Kina që qarkullojnë në media.


Është e vështirë të besohet se orizi është bërë nga plastika. Kushdo që është të paktën i shqetësuar disi në lidhje me mirëqenien e tij do të bjerë dakord. Megjithatë, gëlltitja e pjesëve shuma të vogla të plastikës është shumë e dëmshme për sistemin e tretjes si dhe për hormone tona.

Kimikatet që gjenden në plastikë, të njohura si BPA, BPA imitojnë estrogjenin, duke shkaktuar sëmundje deri te shfaqja e disa llojeve të kancerit. Me fjalë të tjera, gëlltitja e orizit plastik ju bën të prirur për vdekje të parakohshme.

Me metodat e ndryshme që ata përdorin, ushqimi është akoma më i lirë, për shkak se ato janë të falsifikuara. “Healthywayoflife.net” shkruan se janë 7 ushqime të prodhuara në Kinë që ka të ngjarë të përmbajnë pesticide, plastikë dhe kimikate që shkaktojnë kancer.

  • Kripa industriale

Edhe pse kripa industriale nuk është projektuar fillimisht për konsum njerëzor, ajo u shit si kripë tryezë edhe për 13 vjet.

  • Lëngu kinez i mollës

Gati 50 për qind e lëngut të mollës që shitet në U.S.A është importuar nga Kina dhe ka përmbajtje të lartë të sheqerit.

  • Orizi plastik

Besohet se konsumi afatgjatë i këtij orizit mund të shkaktojë efekte kancerogjene.

  • Bizelet e njoma

Ato janë në thelb kombinime të bimës së sojës, me ngjyrë të gjelbër dhe një lënde kimike që përdoret si zbardhues dhe ruajtës, i njohur si metabisulfite natriumi.

  • Peshku merluc dhe tilapia

Peshku merluc kultivohet në masë të madhe dhe në SHBA gati 50 për qind e sasisë së peshkut merluc që shitet vjen nga Kina. Po kështu edhe peshku tilapia besohet të jetë toksik.

  • Pulat

Departamenti Amerikan i Bujqësisë miratoi shitjen e pulave kineze në Amerikë në vitin 2013. Megjithatë, shumë ekspertë të shëndetësisë janë mjaft të shqetësuar për cilësinë e kësaj pule.

  • Kërpudhat e përpunuara

Ka pasur kërpudha nga Kina të cilat inspektorët e SHBA-së i kanë gjetur jo të pastra. Disa prodhues në Kinë bëjnë gjithçka që munden për të rritur përfitimet e tyre dhe kjo nënkupton edhe etiketimin e tyre si kërpudha organike. Gati 34 për qind e kërpudhave të përpunuara të shitura në Amerikë vijnë nga Kina. Sigurohuni që ju burimi i kërpudhave të jetë vërtet organik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë