Loading…

7 thënie të fuqishme nga Michelle Obama për gratë

  • 11/05/2017 | 21:08

7 thënie të fuqishme nga Michelle Obama për gratë

Michelle Obama, është avokate amerikane dhe bashkortja e Presidentit të 44 e SHBA-ve, ish zonja e parë e Shtetit Amerikan që i përket komunitetit afro-amerikan.


Ajo jo rrallëherë ka shprehur mbështetjen për gratë anë e mbanë e botës, dhe i ka ndihmuar në mënyra të ndryshme. Në shumë fjalime si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe jashtë saj, ajo është deklaruar si mbrojtëse e fjalës së lirë të grave.

Më poshtë ju sjellim 7 thënie nga ish-zonja e parë për gratë:

1.Çdo burrë që përdor forcën e tij për të shtypur një grua është frikacak , dhe ai pengon përparimin e familjes së tij dhe vendit të tij .

2.Çdo nënë punon shumë, dhe çdo grua meriton të respektohet.

3.Ti kurrë nuk do të jesh një burrë i vërtetë përderisa nuk e vlerëson një grua.

4.Kur vajzat janë të arsimuar, vendet e tyre bëhen më të fortë dhe më të begatë.

5.Si gra, ne duhet të ngrihemi për njëra-tjetrën.

6.Unë zgjohem çdo mëngjes në një shtëpi që është ndërtuar nga skllevërit. Dhe shikoj vajzat e mia, dy gra të bukura, inteligjente, më ngjyrë, të luajnë më qenin në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

7.Unë jam shembulli i asaj çfarë mund të bëj një vajzë e cila që nga fillimi i jetës së saj rritet me dashuri nga njerëzit rreth saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë