Ne shpesh i shohim personazhet e filmave dhe të librave të famshëm sikur të ishin shokët tanë, por pastaj ne e kujtojmë se ata janë fiktivë.
Megjithatë, disa shkrimtarë dhe skenaristë janë frymëzuar nga njerëz të vërtetë – pamjen e tyre fizike, sjelljet e tyre si dhe fjalët e tyre të preferuara. Ne po ju sjellim disa nga personazhet e famshme të cilët janë bazuar në njerëz të vërtetë./gazetametro.net
Ashtu si personazhi i luajtur nga aktori Hugh Laurie, doktori Thomas Bolte është i njohur për zgjidhjen e mistereve mjekësore që askush tjetër nuk mund t’i zgjidhë. Krijuesit e serisë “House” janë inspiruar nga disa raste mjekësore të tij dhe sjelljen disi të çuditshme që e ka Thomas.
Ky mjek i cili u bë i famshëm pas serisë, ka thënë se ecja me rollerë është mënyra më e lehtë për të ecur në rrugët e New York. Kështu që, sa herë ai merr ndonjë thirrje urgjente, i mbath patinat e tij dhe shkon.
Poeti anglez John Gray të cilin Oscar Wild e takoi në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, u bë prototip për Dorian Gray. Duke qenë një poet i sofistikuar, intelegjent, i bukur dhe ambicioz, John e inspirioi poetin të krijojë karakterin e Dorian Gray.
Conan Doyle krijoi karakterin e Sherlock Holmes duke u bazuar në doktorin Joseph Bell, i cili ishte profesori i tij në Shkollën Mjekësorë të Universitetit të Edinburgh. Bell kishte të përbashkët shumë cilësi me detektivin e famshëm, ai ishte i njohur për intelegjencën e tij të lartë dhe diagnostifikonte sëmundje të ndryshme dhe aftësi të kufizuara.
Ka pasur shumë debate në lidhje me atë se nga kush ishte inspiruar krijimi i personazhit të James Bond. Megjithatë, shumë persona janë të sigurt se karakteri i ngjan “Ace of Spies”-një spiuni britanez nga Rusia, i quajtur Sidney Reilly. Një person i cili ishte bekuar me një talent të jashtzakonshëm për gjuhët, i pëlqente të manipulonte njerëzit, dhe kishte fituar reputacionin si një “Don Zhuan”. Reilly mund të transformohej në një person tjetër, dhe gjente zgjidhje për çdo problem.
Peter Pan — Michael Davies
Frymëzimi i J.M Barrie për ta krijuar personazhin Peter Pan, ishin fëmijët e miqve të tij, Arthur dhe Sylvia Davies, në veçanti djali i tyre Michael. Disa nga personazhet e tij në libër, janë emëruar sipas djemve Davies, por Michael më së shumti pati ndikim në krijimin e Peter Pan. Fëmija më i vogël nga familja Davies, Nico, më vonë e përshkroi vëllaun e tij Michael si “më i mençuri nga ne, më origjinali dhe një gjeni potencial”. Kur prindërit e tyre vdiqën, autori i librit u bë kujdestar i Michael dhe vëllezërve të tij, transmeton gazetametro.net.
Christopher Robin Milne ishte biri i autorit A.A. Milne i cili krijoi tregimet ‘Winnie the Pooh’ duke u bazuar në djalin e tij Christopher Robin. Si fëmijë, ai nuk kishte marëdhënie të mira me prindërit e tij; nëna e tij kujdesej vetëm për veten e saj, ndërsa babai i tij ishte gjithmonë i zënë duke shkruar libra, kështu që fëmija kohën më të madhe e kalonte me dadon e tij. Dhurata e tij e preferuar ishte një arush pelushi të cilin babai i tij ia dhuroi për ditëlindjen e tij të parë.
Në foton në të majtë është Jordan Belfort, dhe biografia të cilën e shohim në filmin “Wolf of Wall Street” është e tij. Jeta e një agjenti e cila kishte ulje dhe ngritje. Në fillim ai ka jetuar një jetë luksoze dhe dhe të bukur, ndërsa dy vite më vonë u burgos për shkak të mashtrimit në tregun e aksioneve. Pasi u lirua nga burgu, Belfort gjeti një mënyrë të re se si ta shfrytëzonte talentin e tij: ai shkroi dy libra për jetën e tij dhe filloi të jepte mësim si një folës motivues. Sipas Belfort, rregulli kryesor i suksesit është “Sillu sikur je një njeri i pasur, dhe pastaj ju me siguri se do të bëheni të pasur”./gazetametro.net