Loading…

7 mënyra si të zgjoheni me flokë të bukur çdo ditë

  • 16/05/2017 | 14:55

7 mënyra si të zgjoheni me flokë të bukur çdo ditë

Floku i bukur dhe i shëndetshëm kërkon kohë dhe përkushtim, sidomos pas zgjimit në mëngjes. Ka disa këshilla për ti mbajtur flokët e shëndetshme dhe të bukur kur të zgjoheni si:


-mos flini kurrë më flokë të lagur
-përdorni ajrin e ftohtë kur i thani flokët me tharëse
-krihini gjithmonë flokët përpara se të shkoni të flini
-mbani një model flokësh të cilin e keni të lehtë ta menaxhoni në çdo situatë.

Zbatoni këto 7 truke të thjeshta për të pasur flokë të bukur si vajzat e reklamave kur zgjoheni në mëngjes.

1-Kapini flokët gërshet. Kjo do të pengojë flokët të përdridhen dhe shkatërrohen nga gjumi. Sigurohuni që gërsheti të mos jetë shumë i ngushtë.

2-Aplikoni disa pika vaj arrë kokosi në majat e flokëve. Kjo do të eliminojë elektrizimin e tyre si dhe do ti mbajë ato me shkëlqim. Shmangni aplikimin e vajit të arra kokosit në skalpin e kokës.

3-Investoni në këllëfë jastëku prej mëndafshi. Këllëfët e jastëkut prej mëndafshi apo sateni reduktojnë fërkimin e flokët duke bërë që ato të mos elektrizohen, shkatërrohen dhe këputen. Ose mbështillini flokët me një shall mëndafshi gjatë natës.

4-Aplikoni pak xhel aloe vera në flokë. Në një shishe spray hidhni xhelin e aloe vera dhe pak ujë mineral dhe spërkasni flokët përpara se të shkoni të flini. Kjo do i mbajë flokët e hidratuar dhe plot shkëlqim.

5-Kapini flokët topuz të lartë nëse i keni flokët shumë të gjatë. Kjo do të bëj që të nesërmen të keni flokë me onde dhe plot shkëlqim.

6-Përdorni shampo ose vaj bebesh në flokët tuaja. Produktet për bebet janë gjithmonë më delikate dhe të mira se sa ato për të rritur. Lajeni kokën me shampo bebesh dhe përpara se të flini aplikoni disa pika vaj bebesh në majat e flokëve. Kjo do i japi atyre shkëlqim, butësi dhe do të mbani një aromë të mirë bebesh.

7-Aplikoni pudër bebesh në flokë për të krijuar ondet. Pudra do të largojë yndyrën dhe më pas kapini ato gërshet. Në mëngjes do të keni flokë plot volum dhe me onde si yjet e Hollywoodit.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë