Zakonisht kur e teproni me alkoolin, ju dilni nga vetvetja, dhe sigurisht që shumë gjëra nuk mund t’i kontrolloni, dhe bëni edhe shumë gjëra tjera të çuditshme që normalisht nuk do t’i preferonit.
Njerëzit që gjenden afër jush janë dëshmitarë të atyre që ju bëni, sepse ju nuk jeni të aftë t’i kujtoni të nesërmen! Ja 7 gjëra që ju ndodhin kur jeni i pirë:
1. Sheh një vajzë të bukur duke kërcyer dhe fillon ta mendosh të ardhmen me të.
2. Doni të ujisni lulet në tre të natës!
3. Doni që Dj të luajë këngën tënde të preferuar, por ata nuk pranojnë kërkesa, dhe ju bëni zhurmë.
4. Nuk mbani mend shtëpinë tuaj dhe kjo është një situatë e tmerrshme!
5. Ndezni televizorin dhe shihni reklama përreth 30 minuta, pa e pasur fare mendjen aty!
6. Vendosni të dilni të merrni një pica, por rruga iu duket kaq e gjatë.
7. Fillon të mendosh me zë, dhe jo rrallëherë përmendni emra, dhe i bëni të ndjehen keq miqtë tuaj! /gazetametro.net