Me ҫdo pamje dhe trup perfekt që shohim nga dita në ditë në Instagram, është e vështirë të ndihesh mirë me veten. Por edhe në ato rastet kur dëshiron të hedhësh një foto, është prapë vështirë të mos përdorësh efekte apo Insta-tush, kur sheh rreth e rrotull se shumë bëjnë të njëjtën gjë.
Një bloggere fitness-i ka zbuluar nja strategji tjetër për t’i bërë të gjitha vajzat që nuk ndihen mirë me trupin të jenë shumë më të qeta. Nëpërmjet një fotoje dyshe të vetes, ajo ka postuar foton reale dhe foton që do të postonte në Instagram. Ndryshimi, në të gjitha fotografitë është maft i dukshëm.
Sara Puhto, një 20-vjeҫare, mori një mision për të gjithë fansat e saj. Oh, pas këtyre fotove, kushdo do të ndihej më mirë, apo jo?
Sara përdori platformën 27K në Instagram për të treguar se jo të gjitha fotot që shikoni aty janë të vërteta, madje pjesa më e madhe janë të modifikuara.
Në disa foto të postuara ballë për ballë, Sara tregoi se perfektja nuk ekziston. Me këtë nismë personale ajo u dha zemër të gjithë fansave që ta duan trupin e tyre ashtu siҫ është.
Në këto foto ajo shton se ne të gjithë nuk mund ta kemi trupin brenda standardeve të perfeksionit, madje as njerëzit e famshëm nuk e kanë.
“Mos mendoni asnjëherë se nuk mund të publikoni foto, sepse nuk keni trupin perfekt”, – shkruan ajo në Instagram. “Gjej një motiv për ta bërë gjithmonë këtë, por nuk është nevoja të luash rolin e perfektes.”
Shikoni më poshtë fotot e Saras dhe binduni se perfeksioni nuk ekziston./gazetametro.net