Loading…

7 femra të zakonshme që janë bërë pjesë e familjes mbretërore

  • 19/05/2017 | 18:55

7 femra të zakonshme që janë bërë pjesë e familjes mbretërore

Paramendoni duke shetitur rreth qytetit dhe aksidentalisht takoni mashkullin tuaj të ardhshëm, princin me kali të bardhë. E pra, mund të tingëllojë joreale, por këto femra kanë vepruar kështu.


Po, edhe ato ishin të zakonshme ashtu si ne, por kjo nuk e ndaloi që të bëhen pjesë e familjes mbretërore. Përveç kësaj, këto kanë edhe një virtyt tjetër -janë mëse elegante!

Grace Kelly, princesha e Monakos

Grace Kelly është padyshim një nga femrat më elegante të familjes mbretërore, dhe sigurisht më e famshmja! Aj ka lindur në Filadelfia, e më pas mori pjesë në Hollivud, ku edhe fitoi çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në “The Girl Country”. Në vitin 1956, ajo u martua me Princin Rainer III të Monakos dhe kështu zyrtarisht u bë princeshë. Edhe sot, ajo njihet si ikonë e stilit dhe bota e modës e njeh përmes fustaneve të gjatësisë mesatare dhe fundeve me bel të lartë.

Wallis Simpson, Dukesha e Windsor

Wallis është bërë pjesë e familjes mbretërore duke u martuar me Prince Edëard VIII, Duka i Windsor, ndërsa ajo u bë mbretëreshë e Anglisë pasi ai nuk kishte hequr dorë në mënyrë që të martohej me të. Dukesha ka adhuruar koleksionin haute couture dhe është dalluar me stilin e saj.

Kendra Spears, Princesha e Salwa Aga Khan

Kendra ishte e njohur fillimisht me modeling, dhe në karrierën e saj të shquar ishin edhe brendet të tilla si Prada, Chanel dhe Yves Saint Laurent. Në vitin 2013, ajo u bë princeshë duke u martuar për princin Rahim Aga Khan. Me modë mirret edhe sot, gjë që njihet me kombinime të ndryshme të pëlhurave.

Lisa Halabaj, mbretëresha Noor e Jordanisë

Lisa është me origjinë nga New Jersey dhe ka punuar si stjuardesë, kur u njoftua me Mbretin Hussein të Jordanisë. Ata ishin së bashku që nga viti 1978 deri 1999 kur mbreti vdiq. Ajo parapëlqen xhaketë dhe fustan që e cilësojnë garderobën e saj.

Rita Hayworth

Rita ishte një yll edhe para se të martohej me princin Ali Khan, birin e Aga Khan. Diva e Hollivudit e njohur për rolin e femrës fatale, është shquar gjithnjë për personalitetin joshës dhe të pashoq, femër me klas.

Mery -Chantal Miller, princesha e Greqisë

Kjo femër është një yll i vërtetë i modës, dhe dëshmi për këtë është edhe veshja solemne me fustanin e bardhë në eventin e oskariit Vanity Fair 2015. Ajo u bë princeshë në vitin 1995, kur u martua me Pavlos, babai i të cilit ishte mbret i këtij vendi. Është një pasardhëse e njohur dhe njëra nga tri motrat Miller.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë