Loading…

7 fakte të çuditshme rreth mafiozit më të madh që njeh historia

  • 30/06/2017 | 12:21

7 fakte të çuditshme rreth mafiozit më të madh që njeh historia

Al Capone është një nga gangsterët më të njohur të Amerikës është një nga simbolet më të rralla kundër ligjit në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1920.


Capone kishte një rol të rëndësishëm në aktivitet e jashtëligjshme në Chicago.Më poshtë ju sjellim 7 sekretet e mafiozit më të madh që njeh historia

1.Ai është përjashtuar nga shkolla në klasën e gjashtë në moshën 14-vjeçare. Arsyeja e përjashtimit nga shkolla ka qenë rrahja e mësues në klasë. Më vonë ai u bë pjesë e një bande famëkeqe “Five Points”, në Manhattan.

2.Ndërsa Al Capone mund të konsiderohet një i burgosur i famshëm duke qenë një prej gangsterëve që është përjetësuar në shumë në filma hollivudianë.

3.Në vitin 1917, pasi Capone ofendoi një femër, vëllai i saj i la atij tre shenja në fytyrë. Capone përpiqej t’i fshihte shenjat e fytyrës nëpër fotografi, dhe u përpoq t’i bënte të tjerët të besonin se ishin plagë lufte, edhe pse ai kurrë nuk bëri ushtri. Pasi arriti në gradën e një gangster, Capone njihej nga shtypi si “Scarface” (Njeriu me shenjë), një nofkë të cilën ai e urrente. Bashkëpunëtorët e tij e njihnin me emrin si “Big Felloë” ndërsa miqtë me emrin “Snorky”.

4.Capone njihej gjithashtu si njeri shumë i dhunshëm; këtë e provon sidomos roli i tij në “orkestrimin” e Masakrës së Shën Valentinit në vitin 1931, ku u vranë rivalët e tij kryesorë.

5.Al Capone fitonte në javë 100 mijë dollarë. Por, jo vetëm kaq. Një vilë për merak, një makinë “Cadillak” e blinduar që peshonte 7 tonë, një shpurë badigardësh, por mbi të gjitha drejtues i tregut të uiskit në të gjithë Çikagon, e bëri atë pa diskutim më të famshmin dhe më të pasurin.

6.Kur ai vdiq trupi i tij u fut në një arkivol prej bronzi i cili kushtonte 2 mijë dollarë. Ai ishte i veshur me një kostum ngjyrë blu, tipik të gansterëve, një këmish të bardhë, kollare të zezë dhe çorape të zeza dhe me një palë këpucë klasike të bardha.

7.Me mijëra dollarë janë hedhur për të blerë lulet që do të vendoseshin në varrin e gangsterit më të madh të Amerikës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë