Faruk Begolli ishte njëri nga aktorët më të mëdhenj të artit tonë por edhe më gjerë. Filmat e tij janë shikuar përtej trojeve shqiptare.
Begolli ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë.
Filmat më të njohur të tij janë “Kur pranvera vonohet”, “Era dhe Lisi”, “Sulmi i kuq” Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”e shumë të tjerë.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij, që janë të njohura, duke e ditur se Faruk Begolli ka vdekur në vitin 2007 dhe gjatësia kohore e ndarjes nga jeta, nuk asiston të jetë shumë e panjohur.
1.Ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës. Njëherit bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.
2.Begolli bashkë Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në vitet e 90-ta
3.Ka lujtuar në 70 filma artistikë e televiziv
Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu
4.Faruku ishte një hendobllist profesionist i klubit të hendbollit “Buduçnost”, në rolin e mbrojtësit
5.Studimet e shumëta të Begollit
Para se të bëhej aktor ka nisur studimet në Beograd për xehetari, por nuk kjo nuk i shkoi dhe kështu e humbi vitin dhe u kthye në Pejë në vendlindjen e tij. Pastaj ka regjistruar Fakultetin Ekonomik por as ky nuk ishte për të, edhe pse me nota ishte mirë, po nuk e kishte pasion, derisa u takua me kushëririnë e tij Istref Begolli dhe ai e bindi ta regjistroj artin në Beograd, dhe menjëherë u bë aktori më i kërkuar në Ish-Jugosllavi. Ka diplomuar në vitin 1966.
6.Faruk Begolli ishte i martuar me Zoja Gjokoviq, një balerinë prfesioniste, e cila, edhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin Begolli, e cila poashtu ka vdekur me 5 janar të këtij viti
7.Faruk Begolli asnjëherë nuk i ka dashur fjalimet dhe gjërat e ndjekura me protokoll, për të sa më e thjesht të jetë fjalia aq më mirë kuptohej me njerëz. /gazetametro.net