Loading…

7 fakte interesante rreth fluturave

  • 08/06/2017 | 17:53

7 fakte interesante rreth fluturave

Fluturat janë insekte shumë të bukur dhe interesante. Ato mund të shohin ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe të verdhë.


Krahas këtyre ngjyrave, ato shohin dhe disa ngjyra ultraviolete, që janë të pakapshme për syrin e njeriut, transmeton Gazeata Metro.

Për t’ju njohur më mirë me to ju sjellim 7 fakte interesante që ndodhta s’i keni ditur:

1.Fluturat janë shkurtpamëse. Zakonisht nuk shohin më larg se 3 metra.

2.Një flutur mund të lëshojë 100 deri në 4.000 vezë.

3.Shkencëtarët që merren me studimin e fluturave quhen lepidopteristët.

4. Një prej treguesve më të mirë të një eko-sistemi të shëndetshëm dhe të barazbeshuar është prania e fluturave.

5.Një fluturë e zakonshme peshon sa dy petale trëndafili.

6.Fluturat kanë katër krahë të tejdukshëm. Ngjyrat në krahë krijojnë luspa të vogla që ngjasojnë me pluhurin, ndërsa vetë krahët janë shumë të ndjeshëm dhe mund të thyhen fare lehtë.

7.Antarktiku është kontinenti i vetëm ku nuk janë gjetur fluturat.

Çdo vit, më 14 mars, shënohet dita: “Mësoni diçka për flutura!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë