Loading…

7 arsyet pse qajnë foshnjat

  • 26/12/2016 | 16:39

7 arsyet pse qajnë foshnjat

Prindërit e rinjë zakonisht u duhet pak kohë që të mësojnë të interpretojnë se përse qan foshnja e tyre. Zakonisht pas katër ose gjashtë muajsh ata janë në gjendje të dallojnë të qarën nga dhimbja, të qarën kur janë të uritur ose pa gjumë si dhe atë që bebet qajnë kot.

Këtu kemi arsyet më të shpeshta pse qajnë fëmijët. Nëse i vogli juaj vajton dhe ju nuk e dini pse-në, shikone listën e mëposhtme. Mundësitë janë që të gjeni diçka që mund të ju ndihmojë.

1. Nevoja për të fjetur

Në të vërtetë, është më e vështirë se sa që mendoni. Foshnjat mund të qajnë dhe bezdisen nëse janë të lodhura, sidomos nëse janë të tejlodhura.

2. Uria

Të mësuarit për ti kuptuar shenjat e urisë do të ju ndihmojë që të filloni ushqyerjen e foshnjes para se të fillojë të qajë. Ja disa nga shenjat: bezdisja, plaquritja e buzëve, refleksi i foshnjave që shkakton që të kthejnë kokën nga dora juaj kur ju e lëvizni drejt faqeve të foshnjes dhe vënja e duarve në gojën e tyre.

3. Pelena e papastër

Disa foshnja jua bëjnë të kuptoni kur kanë nevojë për tu ndërruar. Disa të tjera mund të tolerojnë pelenën e papastër për një kohë.

4. Dëshira për ta mbajtur

Foshnjet kanë nevojë për tu përkëdhelur. Ato kanë dëshirë që të shikojnë fytyrat e prindërve, të ndëgjojnë zërat e tyre dhe mund të ndjejnë aromën e tyre unike. Të qarat mund të jenë mënyra e tyre e kërkesës për tu mbajtur.

5. Telashet me stomak (gazrat, dhembja e stomakut, etj)

Nëse foshnja juaj shpesh bezdiset dhe qan menjëherë pas ushqyerjes, mund të ketë telashe me stomak. Shumë prindër provojnë pikat anti gazra për foshnja apo gripe water (i përgatitur nga bimët dhe sodë bikarboni). Kërkoni miratimin e mjekut para përdorimit të tyre.

6. Shumë ftohtë apo shumë nxehtë

Të posalindurit dëshirojnë që të lidhen dhe të mbahen të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë. Si rregull, ato ndihen komfort duke veshur edhe një shtresë më shumë, se që ju keni nevojë që të jeni komfort. Foshnjet më pak ankohen kur e kanë të nxehtë se sa kur e kanë ftohtë, dhe ato asnjëherë nuk qajnë për këtë gjë shumë fuqishëm.

7. Dalja e dhëmbëve

Dalja e dhëmbëve mund të jetë e dhimbshme për foshnjen tuaj.

Nëse ju duket që foshnja juaj ka dhimbje dhe nuk e dini saktësisht përse, provoni që tia prekni mishin e dhembëve me gishtërinj. Mund të befasoheni duke zbuluar ndonjë gungë të fortë tek dhëmbët e foshnjes që janë në rrugë e sipër. Mesatarisht, dhëmbët e parë dalin ndërmjet 4 dhe 7 muajve, por mund të ndodh edhe më herët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë