Loading…

63-vjeçari hyn fshehtas në ish-shkollën e tij për të marrë sendet që i ndaloi mësuesi 40 vjet më parë

  • 28/01/2022 | 23:24

63-vjeçari hyn fshehtas në ish-shkollën e tij për të marrë sendet që i ndaloi mësuesi 40 vjet më parë

Një ish-nxënës 63-vjeçar ka hyrë me thyerje në ish-shkollën e tij në veri të Japonisë për të marrë sendet që i kishte sekuestruar mësuesi më shumë se 40 më parë.


I moshuari realizoi misionin e pazakontë në bashkëpunim me të dashurën e tij 58 vjeçare, kur shkolla ishte e mbyllur për pushimet dimërore.

Ai tha më pas se shpresonte të gjente aty dhe informacionet e kontaktit të ish-mësuesit.

Dyshja kishin arritur të hynin në dhomën e mësuesve por ishin pikasur nga një punonjës që gjendej në shkollë dhe thërriti policinë për të raportuaar të huajt.

Oficerët erdhën në vendngjarje dhe arrestuan dy personat për kalim të pronës private, shkruan rrjeti vendas SoraNews24.

Të dy ish-nxënësit e shkollës raportohej se ishin të intoksikuar me pije alkoolike në kohën e arrestimit.

Shkolla në fjalë gjendej në Mikasa, në perëndim të qyteetit fqinjë Iëamizawa, ku jetojnë çifti.

Përdoruesit e mediave sociale në Japoni shprehnin simpati të gjerë me shkelësit, duke thënë se historia u kujtonte shumë fëmijërinë e tyre.

Një prej tyre shkruante: “Kur isha i vogël një burrë i moshës së mesme hyri me forcë në klasë duke thënë se donte të ulej në ish-bankën e tij, nuk e di nëse ishte i pirë”.

Një tjetër shkruante: “Në shkollën tonë ka pasur vetëm një ribashkim mes nxënësve, por kur ndodhi unë u ula në tryezën time të vjetër të orës së anglishtes”.

“Jam i shokuar që mësuesit mund të sekuestronin sende nga nxënësit”, shkruante një tjetër duke u ankuar për rregullat e ashpra të shkollave japoneze.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë