Loading…

60 nxënës nga Kosova shkojnë për të studiuar në Shqipëri

  • 15/04/2019 | 12:45

60 nxënës nga Kosova shkojnë për të studiuar në Shqipëri

60 nxënës nga Kosova, do të vijojnë mësimin tashmë në gjimnazet e Shqipërisë, kjo në kuadër të programit të përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin përmes një shkrimi në Facebook, e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini e cila ka thënë se nxënësit do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Berat.

“Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova, të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona”, ka shkruar Shahini.

Tutje, ajo ka theksuar se javën tjetër, nxënësit nga Shqipëria, do të shkojnë në Kosovë për mësime.

“Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë për të bërë të njejtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore”, ka shtuar Shahini.

Ajo ka përfudnuar se nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës.

Postimi i plotë:

Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova, të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona.

Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë?? për të bërë të njejtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës./gazetametro.net

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2257253627865071?__xts__[0]=68.ARDARUAJ-7P1agplf6QL9rbueHpQxnOW7dOE27rJDuHKZKsBz3oGSopnwTe4ja0RsNH_Dx1cLvCtWUB6oy2AbTHi-v0PxwjgBZqXxafOlwSihgFUYuNrCEnjqW7lA2AA8K5FZbbBSFpkT7O_v1w_Ufl24QB_12BPKP5vffb6v6Phr3H-5C5KCUvXl_3F28egpRey8GuFXZ1G3-qBvZfS79gIvWOrQXlbvoSimsE6c1jBqZwamVEOiYiELLz6tC1ePso_SuyhRGal4kf2-1C63qDQdugjOg8yAH622Kl7n7at-b4rpzBPoSFpc9nVCBAZ9xUEy9iss56lxLkSA024jRX3Dpg8&__tn__=-R

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë