Loading…

6 vjet burgim për grabitësin e mbi 200 mijë eurove në këmbimore në Pejë

  • 10/10/2019 | 17:37

6 vjet burgim për grabitësin e mbi 200 mijë eurove në këmbimore në Pejë

Gjykata e Pejës ka dënuar Skifter Beqirajn me gjashtë vjet burgim dhe tre mijë euro gjobë, për grabitjen e mbi 200 mijë eurove në një këmbimore në Pejë, shkruan Gazeta Metro.


Beqiraj i cili është shpallur fajtor për këtë do të vazhdojë të vuaj paraburgimin deri në plotfuqishmërine e vendimit të gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, në grabitjen e këmbimores “Te Gazi” në Pejë, e cila ka ndodhur më datë 27 dhjetor 2018, i akuzuari dhe tre persona të paidentifikuar, e kanë shtrirë për toke të dëmtuarin me inicialet G.G., dhe e kishin tërhequr zvarrë viktimën deri në dhomën e pritjes.

Pasi ia kishin lidhur gojën dhe duart, me anë të goditjeve e kishin detyruar të tregojë se ku e kishte fshehur çelësin e këmbimores nga e cila më pas ia kishin marrë të gjitha paratë.

Prokuroria njofton se njëri nga anëtarët e grupit, kishte shkuar te këmbimorja dhe kishte arritur t’i marrë paratë me vlerë mbi 223 mijë euro.

Në aktakuzë veçohet se grabitësit kanë arritur t’ia marrin viktimës G.G. 146 mijë e 490 franga zvicerane, 27 mijë e 433 dollarë amerikanë, 52 mijë e 90 euro, 1 mijë e 237 euro në valuta të ndryshme, mbi 200 mijë lekë si dhe ari në vlerë prej 15 mijë euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë