Loading…

6 vende që duhet t’i vizitoni patjetër në Kosovë

  • 28/04/2017 | 15:30

6 vende që duhet t’i vizitoni patjetër në Kosovë

Kosova është një vend shumë i bukur dhe mjaft tërheqës për tursitët e huaj.  Rugova,  Gjeravica,  Liqenet e Mirushës, e shumë tjera janë pikësynimet e tyre.


Nëse dëshironi të ndjeni ajrin e pastër dhe të shijoni bukuritë e shtetit të Kosovës, këto vende duhet patjetër t’i shihni:

1. Burimi i Drinit dhe Shpella e Radacit

Janë dy vende të bukura tek të cilat është shumë lehtë të arrihet. Burimi i Drinit është ujëvara më e madhe në Kosovë si për nga lartësia ashtu dhe për nga sasia e ujit që sjellë. Shpella e Radacit ndërkaq, është një ndër shpellat e banuara të Kosovës që nga koha e Neolitit. Struktura e shpellës ka ofruar një mundësi të mirë të jetesës për banorët e saj.

2. Liqenet e Mirushës

Është një mrekulli natyrore e cila të mahnitë sa herë e shikon. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të Liqenit të Madh, ngase për të përjetuar tërë udhëtimin – duhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet në mënyrë që të keni ndjenjën e plotë.

3. Brezovica dhe Maja e Lubotenit

Maja e Lubotenit e përshëndetë secilin person që udhëton në rrugën Prishtinë-Kaçanik, me një pamje impozante për secilin ngasës të automjeteve.

4. Bjeshka e Liqenatit dhe Guri i Kuq

Bjeshka e Liqenatit dhe Maja e Gurit të Kuq i ofrojnë secilit vizitorë pamjen e “shtatë palë” bjeshkëve, dy liqene glaciale, vegjetacion pyjor dhe bjeshkë shkëmbore.

5.  Ura e Fshejtë

Është një nga urat më të njohura në Kosovë prej nga bëhen edhe kërcimet vjetore në ujë, që janë një atraksion i njohur në tërë Kosovën. Ura e Fshejtë është ndërtuar mbi kanion dhe është e gjatë 70m. Thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m.

6. Kalaja e Prizrenit

Kjo kala ofron pamje të bukur të qytetit të Prizrenit dhe një rregullim urbanistik të qytetit të vjetër të cilin pjesa e re do ta ketë lakmi.Për të shkuar atje nuk duhet shumë mund, pas arritjes në qytetin e Prizrenit duhet një ecje prej më pak se një orë dhe do të jeni në muret e kalasë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë