Loading…

6 vende që duhet t’i vizitoni në Mitrovicë (Foto)

  • Nga

  • 25/01/2017 | 16:18

6 vende që duhet t’i vizitoni në Mitrovicë (Foto)

Tensionet në Mitrovicë, jo pak njerëz i kanë frikësuar ta vizitojnë këtë qytet. Madje ka shumë të tillë që nuk kanë qenë asnjëherë në qytetin verior të Kosovës. Por, me gjithë problemet, Mitrovica është një vend joshës për të vizituar.


Po që se vendosni ta kaloni një ditë në Mitrovicë, keni shumëçka për të vizituar. Por, gazetametro.net ju propozon 6 vende që nuk duhet t’i humbisni.

Hamami i vjetër i qytetit të Mitrovicës

hamami

Hamami i vjetër i qytetit të Mitrovicës, i cili është ndërtuar në shekullin e 17’të nga Zenullah Begu është një prej vlerave më të mëdha të kulturës dhe të historisë në rajonin e Mitrovicës, i cili gjendet në qendër të Mitrovicës.

Hamami i vjetër i Mitrovicës, i është kthyer në pronësi familjes Berisha, pasardhësve të Hasan Prishtinës, para 6 vitesh. Para se t’i kthehej familjes, Hamami i Zenullah Begut kishte shërbyer si muze dhe gjatë asaj kohe ishte realizuar edhe një projekt i restaurimit të tij.

Shtëpia e Xhafer Devës

shtepia-e-xhafer-deves

Xhafer Deva ishte në anën e gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore derisa për një kohë ishte emëruar Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës.

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit, dhe bazuar në Databazën elektronike për Trashëgimi Kulturore të Ministrisë së Kulturës, kjo ndërtesë i takon shekullit XIX.

Monumenti i minatorëve të rënë

 

monumenti-i-minatoreve

Monumenti i minatorëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore është ndërtuar në qytetin e Mitrovicës në vitin 1973. Është dizajnuar nga arkitekti dhe disidenti serb Bogdan Bogdanoviq. Në disa burime thuhet se ky monument ose përmendore i është kushtuar traditës së gjatë të minierave në qytetin e Mitrovicës.

            Shëtitorja ‘Kej’

shetitorja-kej-afer-ures

Shëtitorja në Mitrovicë e quajtur ‘Keji’, është ndër vendet më të frekuentuara në Mitrovicë, dhe gjendet buzë lumit Ibër. Madje, shumë afër urës që ndanë qytetin e Mitrovicës.

                                                                                   Xhamia e Trepçës

xhamia-e-mazhiqit

Në rrugën nga Mitrovica për në Shalë të Bajgorës, në fshatin Mazhiq, gjendet xhamia e njohur me emrin Xhamia e Trepçës.

Sipas shënimeve turke, xhamia është ndërtuar nga Muslihuddin Abdu’l-Gani kah mesi i shek. XVI, sipas hixhrit mesi i vitit 1549.

Restaurant Viktoria

restorant-viktoria

E kur lodheni nga shëtitja nëpër qytet, ju mund të sodisni Mitrovicën e Vushtrrinë duke ngrënë. Restoranti Viktoria në Mitrovicë, përveç ushqimit, ka pamje mahnitëse, veçanërisht në mbrëmjet e freskëta./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë