Loading…

6 ushqime që nuk janë të mira për shtatzëna

  • 18/04/2017 | 19:06

6 ushqime që nuk janë të mira për shtatzëna

Shamngja e ushqimeve të caktuara për shtatzëna mund ta zvogëlojë rrezikun nga helmimi prej ushqimit, dhe rrezikun e bebes tuaj për problemeve zhvillimore.


Ekspertja e dietave, Susan Short, një zëdhënëse për Shoqatën Britanike të Dietistëve, ka zbuluar ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë:

  • Djathi i butë

Pasi që mund të shkaktojë infektime bakteriale si listeroza, salmonella dhe shoku toksik.

  • Sallama dhe pashteta

Çdo pashtetë me produkte mushkërie, është e lartë në vitaminën A e që mund të jetë toksike për zhvillimin e foshnjës.

  • Peshku

Shmangni peshqit që përmbajnë nivele të larta të merkurit si peshku, e që mund ta prekë sistemin nervor të foshnjës.

  • Kafeja

Kafeina e tepërt mund të çojë në abortim, apo në peshë të ulët të foshnjës kur lindë. Po ashtu, foshnja mund të zhvillojë varësi ndaj kafeinës, që është esencialisht drogë/ilaç.

  • Alkooli

Edhe pse thuhet se një gotë ose dy alkool i bëjnë mirë çdokujt, The Chief Medical Officers për Britaninë e Madhe rekomandojnë që nëse jeni shtatzënë apo synoni të mbeteni, atëherë nuk duhet të pini aspak alkool.

  • Vezët e pagatuara

Po ashtu rrezikojnë që ju të infektoheni nga salmonella.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë