Kamera e iPhone përveç gjitha të mirave që i ka, gjithashtu ka edhe disa kufizime. Për shkak të gjatësisë valore standare që ka ajo nuk mund të bëjë fotografi që janë vërtetë me kënd të gjerë.
Disa thjerrëza për iPhone që do e bëjbë të mundur që të bëhen fotografi të veçanta dhe më kreative. Këto u testuan në iPhone 6.
Photojojo Iris
Një set prej tri thjerëzash i cili nuk ishte edhe aq lehtë që të realizohej, punon falë disa pjesëzave plastike që gjendhen në mes të telefonit dhe mbështjellësit të tij.
Ollloclip 4-in1
Këtu është bërë paketimi i një thjerëze në çdo anë. Kjo do të thotë se edhe selfiet tuaja por edhe fotografitë tjera do të përmirësohen dukshëm.
Mobi-Lens Kit
Është shumë intereasnte të shikosh përmes këtyre thjerëzave. Ato ofrojnë një pamje të plotë të lakuar prej 180 gradësh.
Lensbaby Creative Mobile Lens Kit
Janë të lehta për tu përdorur dhe jo aq të shtrenjta. Xhami bënë të mundur disa zmadhime të fotografisë. Një nga efektet më interesante është pamja në formë të prizmit.
ALM mCAMLITE Starter Kit
Kjo pajisje është paksa e rëndë për tu bartur dhe është e hartuar që të bëjë video. Këtu ka edhe mikrofon. Është më e përshtatshme për fotografë profesional.
Moment Lenses
Me një përgatitje të vogël këto thjerëza janë shumë të lehta për përdorim. Një pjesë e vogël duhet të vendoset në pjesën e pasme të iPhone. /gazetametro.net