Loading…

6 të lënduar nga mjetet piroteknike e një nga plumbi qorr në festën e Vitit të Ri

  • 01/01/2020 | 18:48

6 të lënduar nga mjetet piroteknike e një nga plumbi qorr në festën e Vitit të Ri

Festa e ndërrimit të moteve këtë vit ka qenë më e qetë dhe me më pak persona të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Në 12 orët e fundit, në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kërkuan ndihmë 166 persona, e prej tyre gjashtë ishin të lënduar nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike e një nga plumbi qorr.

Shumica e personave që ishin dërguar në Emergjencë në natën e vitit të ri kishin probleme të tjera shëndetësore.

Naser Syla, shefi i ndërrimit në këtë klinikë, ka thënë për KosovaPress se në këto festime për Vit të Ri ka më pak persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për lëndimet e marra nga fishekzjarrët apo edhe armët e zjarrit. Prej këtyre rasteve 5 janë liruar për trajtim në shtëpi pas marrjes së shërbimeve, ndërsa një person vazhdon të qëndrojë në Klinikën e Oftalmologjisë i cili për shkak të përdorimit jo të duhur të mjeteve piroteknike ka lënduar pjesën e syrit dhe është në rrezik për të humbur shikimin.

Në QKUK ka kërkuar ndihmë edhe një person i cili është plagosur lehtë në këmbë nga një plumb qorr.

“Gjatë 12 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 166 pacientë, prej tyre kanë qenë 10 ndeshje komunikacioni dhe kanë qenë 6 raste të lënduar me mjete piroteknike, njëri prej tyre ka qenë me armë zjarri domethënë me plumb qorr. Prej këtyre gjashtëve një është pranuar në Klinikën e Oftalmologjisë në gjendje e rëndë, kurse të tjerët kanë marrë trajtimin adekuat dhe janë dërguar në shtëpi për trajtimin e mëtutjeshëm. Rastet që kanë qenë këtu, kanë qenë të lëndimeve të ndryshme me probleme abdominale, me probleme të ndryshme, mirëpo sa i përket lëndimeve që na kanë përcjell viteve të fundit më së tepërmi me mjete piroteknike e armë zjarrit në ndërrimin e motmoteve apo festave këtë vit ka qenë numri më i vogël”, ka thënë Syla.

Edhe Policia e Kosovës ka vlerësuar se siguria në vend gjatë natës së 31 dhjetorit 2019 dhe 1 janarit 2020 ka qenë e qetë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë