Loading…

6 tabiate gastronomike të gabuara gjatë Ramazanit

  • 05/06/2017 | 19:02

6 tabiate gastronomike të gabuara gjatë Ramazanit

Ramazani, është pos tjerash, një mundësi e madhe për ata që dëshirojnë të reduktojnë peshën e trupit dhe të zgjidhin çështjen e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, sidomos kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut.

Megjithatë, ekzistojnë disa shprehi të gabuara të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje në Ramazan, në mënyrë që të arrijmë efektin e agjërimit dhe të mbrojmë organizmin nga shumë sëmundje.

Disa prej tyre janë:

  1. Pirja e një sasie të madhe të ujit gjatë syfyrit, pasi shumë besojnë se ajo do të mbrojë trupin nga etja gjatë ditës. Megjithatë, pirja e sasive të mëdha të ujit gjatë syfyrit u hap më shumë punë veshkave që ta nxjerrin gjithë atë ujë përjashta, dhe kështu në fakt vetëm se rrit etjen. Prandaj, në vend të kësaj këshillohet konsumimi i frutave të pasura me ujë, të tilla si shalqini, pjepri dhe mollat, ngase ato bëjnë që uji të dalë nga trupi gradualisht gjatë agjërimit.
  1. Pirja e ujë të ftohtë menjëherë pas prishjes të agjërimit, ngase kjo redukton qarkullimin e gjakut në stomak dhe zorrë, që paraqet një stres të madh për sistemin e tretjes dhe kështu shkakton ngërçe. Prandaj, kur prishet agjërimi gjatë iftarit, nutricionistët këshillojnë pirjen e ujit të vakët, d.m.th ujit që ka qëndruar në temperaturë dhome; ose pirjen e qumështit me hurma, dhe vetëm pas iftarit mund të pihet uji i ftohtë për zbutjen e etjes.
  1. Ngrënia e ushqimit të skuqur (fërguar) për iftar, sepse ajo paraqet rrezik për stomakun, duke shkaktuar dispepsi, obezitet dhe stimulon thartirën pas iftarit. Prandaj, duhet shmangur ky lloj ushqimi sa mundet gjatë iftareve.

4. Ushqimi i ëmbël menjëherë pas iftarit, sepse ajo shkakton akumulimin e yndyrës në trup dhe                  ndikon në rritjen e peshës së trupit dhe kolesterolit; kështu që nëse doni të hani ëmbël, më mirë                është që kjo të lihet pas namazit të taravive dhe në sasi të vogla, maksimumi një ose dy herë në javë.

  1. Konsumimi i sasive jo të mjaftueshme të frutave. Frutat konsiderohen si një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve për të cilat ka nevojë trupi në Ramazan, dhe poashtu ndihmojnë në luftën kundër obezitetit dhe zvogëlimin e peshës.
  1. Kripa dhe mëlmesat janë janë armiqtë tanë, për shkakun se konsumimi i ushqimeve të kripura dhe pikante i kontribuon sekretimit të ujit nga trupi, duke shkaktuar kështu ndjenjën e etjes gjatë ditës dhe rrahje të parregullt të zemrës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë