Fruti i portokallit është ndër frutat më popullor dhe të shëndetshëm.
Është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit është tepër freskues.
Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
Por, ai lufton edhe sëmundje tjera:
1.Parandalon krijimin e gurëve në veshka (përdoret edhe në rastet kur janë formuar gurë në veshka)
2.Parandalon diabetin (diabetikët duhet të hanë portokall – sasia 100g).
3.Është i pasur me kalcium që mbron e mirëmban shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve
4.Ka acid folik që është i nevojshëm për zhvillimin e mirëmbajtjen e trurit.
5.Ka magnez që ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.
6.Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja./gazetametro.net