Loading…

6 muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë për shpëlarje të parave

  • 28/02/2022 | 17:06

6 muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë për shpëlarje të parave

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka dënuar me gjashtë muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë P.K., e akuzuar për veprën penale shpëlarje e parave.


Me kërkesën dhe pëlqimin e të akuzuarës, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, i është zëvendësuar me gjobë në shumë 8 mijë euro, kështu që e akuzuara duhet të paguajë dënimin unik me gjobë prej 18.000 eurosh në afat prej dy muajve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Po ashtu të akuzuarës i konfiskohet shuma e parave prej 91.080 funte, si pasuri e përfituar me veprën penale dhe obligohet Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar në Prishtinë, që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, t’i marrë nën administrim dhe menaxhim paratë e konfiskuara me këtë aktgjykim dhe e njëjtat të administroi në përputhje me Ligjin mbi Agjencinë, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë