Loading…

6 këshilla si të kurseni rrogën tuaj

  • 08/08/2022 | 19:11

6 këshilla si të kurseni rrogën tuaj

Ndonjëherë gjëja më e vështirë për të kursyer para, është të fillosh. Ky artikull është një udhëzues i lehtë, metodë hap pas hapi se si ju mund të kurseni para.


Zhvillimi i një strategjie të thjeshtë dhe realiste, ju mundëson që të kurseni për të gjitha qëllimet tuaja, qofshin ato afatshkurtra apo afatgjata.

1.Regjistroni shpenzimet tuaja

Hapi i parë për të filluar të kurseni para është të kuptoni se sa shpenzoni. Mbani dëshmi mbi të gjitha shpenzimet – kjo do të thotë çdo kafe, ushqim apo shpenzime të veturës. Çkado që ju kërkon të nxjerrni kuletën.

Pasi që i keni të dhënat e shpenzimeve, organizoni numrat sipas kategorive. Përdorni kartën tuaj të kreditit dhe deklaratat bankare për t’u siguruar që jeni të saktë – dhe mos harroni asnjë shpenzim.

Këshillë: Instaloni një aplikacion shpenzimesh falas për t’ju ndihmuar të filloni, kjo mund të automatizoj një pjesë të kësaj pune.

2.Buxheti për kursime

Pasi të keni një ide se sa shpenzoni brenda një muaji, mund të filloni të organizoni shpenzimet tuaja të regjistruara në një buxhet real. Buxheti juaj duhet të përshkruajë se si shpenzimet tuaja përputhen me të ardhurat që keni. Kjo bëhet në mënyrë që të mund të planifikoni shpenzimet e detyrueshme dhe të kufizoni shpenz imet e tepërta (të cilat mund të jenë opcionale). Sigurohuni që të merrni parasysh shpenzimet që ndodhin rregullisht, por jo çdo muaj, siç është mirëmbajtja e banesës.

Këshillë: Përfshini një kategori kursimesh – synoni të kurseni 10 deri në 15 përqind të të ardhurave tuaja.

3.Gjeni mënyra se si mund të shkurtoni shpenzimet tuaja

Nëse shpenzimet janë aq të larta sa nuk mund të kurseni aq sa dëshironi, mund të jetë koha për t’i zvogluar ato. Identifikoni gjërat jo thelbësore për të cilat mund të shpenzoni më pak, të tilla si argëtimi dhe ngrënia jashtë. Kërkoni mënyra për të kursyer në shpenzimet tuaja fikse mujore si p.sh televizori dhe celulari.

·         Këtu janë disa ide për të shkurtuar shpenzimet e përditshme:

·         Anuloni abonimet dhe anëtarësimet që nuk i përdorni – veçanërisht nëse ato rinovohen automatikisht.

·         Provoni të hani jashtë vetëm një herë në muaj.

·         Kur tundoheni nga një blerje jo e nevojshme, prisni disa ditë.

4.Vendosni qëllime kursimi

Një nga mënyrat më të mira për të kursyer para është të vendosni një qëllim. Filloni duke menduar se për çfarë dëshironi të kurseni – ndoshta do të martoheni, po planifikoni një pushim ose po kurseni për të dalë në pension. Gjeni cakun dhe më pas kuptoni se sa para do t’ju nevojiten dhe sa kohë mund t’ju duhet për t’i kursyer ato.

Këtu janë disa shembuj të qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata:

Afatshkurtër (1-3 vjet)

Fondi i urgjencës (3–9 muaj të shpenzimeve të jetesës, për çdo rast)

Pushime

Parapagim për një makinë

Afatgjatë (4+ vjet)

·         Paradhënie për një shtëpi ose një projekt rimodelimi

·         Edukimi i fëmijës suaj

·         Pensionimi

Nëse po kurseni për daljen në pension ose arsimimin e fëmijëve tuaj, merrni parasysh t’i vendosni ato para në një llogari investimi. Investimet vijnë me rreziqe por ato gjithashtu krijojnë mundësinë për rritje, kur tregu rritet dhe mund të jenë të përshtatshme nëse planifikoni një kursim afatgjatë.

Këshillë: Vendosni një objektiv të vogël, të arritshëm dhe afatshkurtër për diçka argëtuese, si p.sh. një smartphone i ri ose pushime. Arritja e qëllimeve më të vogla – dhe shijimi i shpërblimit argëtues për të cilin keni kursyer – mund t’ju japë një nxitje psikologjike dhe përforcon zakonin.

5.Bëjeni kursimin automatik

Pothuajse të gjitha bankat ofrojnë transfere të automatizuara ne mes të llogarive tuaja kontrolluese dhe kursimeve. Ju mund të zgjidhni kur, sa dhe ku të transferoni para ose madje të ndani depozitën tuaj direkte, në mënyrë që një pjesë e çdo pagese të shkojë drejtpërdrejt në llogarinë tuaj të kursimeve.

Këshillë: Ndarja e depozitës suaj direkte dhe vendosja e transfertave të automatizuara janë mënyra të thjeshta për të kursyer para, pasiqë nuk keni pse të mendoni për të dhe në përgjithësi redukton tundimin për të shpenzuar. Me Online Banking, klientët e Bankës së Kosovës mund të vendosin lehtësisht transferta automatike midis llogarive.

6.Shikoni rritjen e kursimeve tuaja

Rishikoni buxhetin tuaj dhe kontrolloni progresin çdo muaj. Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë t’i përmbaheni planit tuaj personal të kursimeve, por gjithashtu ju ndihmon të identifikoni dhe rregulloni shumë më shpejtë problemet. Të kuptuarit se si të kurseni para madje mund t’ju frymëzojë që të gjeni më shumë mënyra për të kursyer dhe arritur qëllimet më shpejt

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë