Loading…

6 këshilla që çdo nënë duhet t’i thotë djalit ose vajzës maturante

  • 06/01/2022 | 18:33

6 këshilla që çdo nënë duhet t’i thotë djalit ose vajzës maturante

Të jesh prind i një adoleshenti është misioni më i veshtirë.  Adoleshenca përbën një periudhë jetësore të vështirë, por shumë të rëndësishme për formimin e personalitetit të njeriu, shkruan Gazeta Metro.


Nëse në botë ka diçka më të vështirë se të jesh një adoleshent, është të jesh prind i një adoleshenti. Andaj, më poshtë ju sjellim gjashtë këshilla që duhet t’u thoni fëmijëve tuaj kur të mbarojnë maturën dhe nisin rrugëtimin më të vështirë në jetë:

1. Ju nuk i keni borxh askujt, asgjë.

Ju keni një përgjegjësi të madhe: të jeni pjesë e ndryshimit pozitiv në këtë botë. Keni detyrimin të tregoni mirësi në sjelljen tuaj, të keni mëshirë, durim, respekt dhe ndjeshmëri. Të gjithë në këtë jetë po bëjnë një lloj beteje. Të gjithë kanë një kapitull në jetën e tyre që nuk duan ta lexojnë me zë të lartë.

2. Respekti fitohet, nuk jepet

Kjo është e ngjashme me shprehen e famshme “Cila erdhi e para, pula apo veza?”. A duhet të prisni që dikush të fitojë respektin tuaj, përpara se ta respektoni atë? A mund të merrni respekt pa dhënë? Nëse nuk fitoni respektin e dikujt, a duhet të tregoni mungesë respekti ndaj tij? Ju jeni përgjegjës për mënyrën se si silleni, pavarësisht nëse dikush tjetër është i respektueshëm.

3. Puna e palodhur shpërblehet.

Le ta pranojmë që ka edhe raste të veçanta. Herë pas here, puna më e vështirë dhe përpjekjet më të zellshme japin rezultatin më të frikshëm: asgjë. Jeta ndonjëherë është e padrejtë.

4. Ji vetvetja dhe njerëzit do ta kuptojnë se sa i talentuar apo profesional je ti!

Shumë deklarata të tjera logjike e bëjnë këtë të duket absurde: Dilni nga zona juaj e rehatisë. Nëse nuk pyet, përgjigja do të jetë gjithmonë “jo”. Këmbëngulja, përulësia dhe përpjekja për t’ia arritur qëllimit që keni në jetë do t’ju ndihmojnë të shkëlqeni dhe të bëheni një njeri produkti.

5. Duhet të ndiqni karrierën tuaj të ëndrrave që të jeni të lumtur në jetë.

Jo të gjithë kanë nevojë për një punë të mirë, për të qenë të lumtur në jetë. Disa njerëz punojnë në fushën që kanë zgjedhur, informon dritare.net, duke bërë pikërisht atë që kanë dashur gjithmonë të bëjnë. Megjithatë nuk janë të lumtur.

6. Bëhuni të veçantë!

Ti nuk je as më i mirë, as më i keq, as më i vlerësuar dhe as më pak i vlerësuar se kushdo tjetër në këtë botë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë