Loading…

6 gënjeshtra për shëndetin që gjithmonë i keni besuar

  • 13/05/2017 | 11:41

6 gënjeshtra për shëndetin që gjithmonë i keni besuar

Nëse ekspozohesh ndaj të ftohtit sëmuresh? Spinaqi ju bën më të fortë? Kërcitja e gishtërinjve shkakton artritin? Është e vërtetë që mollët ju mbajnë të shëndetshëm, dhe vaksinat shkaktojnë autizëm? Gënjeshtrat më të zakonshme mbi kurat dhe sëmundjet, të çmonuara një e nga një.

1.Duhet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë

Qëndrimi të hidratuar është i rëndësishëm, por trupi ynë e di saktësisht si të gjejë ekulibrin dhe nuk ka nevojë për imponime të forta. Mund të hidratohemi edhe duke ngrënë fruta dhe perime, apo edhe duke pirë çaj, qumësht, kafe:teoria e 8 gotave ujë, e përhapur për herë të parë në vitin 1945 si një recetë e organizatës “Food and Nutrition Board” (Organizata Amerikane për Sigurinë e të Ushqyerit), nuk mbështetet nga dëshmi shkencore.

2.Po të rritet barku prej konsumit të birrës!

Nuk është birra ajo që ju shëndosh, por duke qenë se sasia e alkoolit që përmban në përgjithësi birra është e ulët (110 kalori për litër, përkundrejt 160 tek vera e kuqe), ne priremi të pijmë në sasi të mëdha. Kush pi shpesh birrë, ka ndërkaq prirjen ta shoqërojë atë me ushqime pak të shëndetshme:kështu shpjegohen kilet e tepërta tek konsumatorët e mëdhenj të birrës. Duket që ky mit ka lindur nga fakti se gjermanët, konsumatorët e njohur të birrës “bionde”, janë shpesh me bark. Por japonezët, konsumues të njohur të kësaj pije, nuk janë aspak të tillë.

3.Ngrënia e çokollatës dëmton mëlçinë, të bën kaps dhe shkakton puçrra në fytyrë

Konsumi i çokollatës nuk ngadalëson aktivitetin e zorrëve, përkundrazi duket se e favorizon atë. Në sasi të vogla, çokollata e zezë ka një rol mbrojtës kundër mëlçisë, dhe gjithashtu edhe besimi se çokollata shkakton puçrra në fytyrë nuk ka baza shkencore. Prania e këtyre të fundit përcaktohet kryesisht nga hormonet, kështu që varet nga predispozicioni dhe mosha. Është e  ndërkaq e vërtetë që një shtim i konsumit të ushqimeve të skuqura dhe ëmbëlsirat i bën keq lëkurës tuaj.

4. Një mollë në ditë mban larg mjekun

Mollët përmbajnë fibra dhe vitaminën C, të dyja thelbësore për shëndetin tonë. Por për fat të keq ato nuk janë të vetmet gjëra për të cilat kemi nevojë, dhe nëse viruset ose bakteret kërcënojnë sistemin tonë imunitar, nuk do të jetë ky zakon që do të bëjë diferencën.

5.Analizat e gjakut bëhen gjithmonë me stomakun bosh

Në fakt janë kryer disa kërkime shumë rigoroze, të cilat kanë treguar kotësinë e këtij diktati. Qelizat e kuqe të gjakut, hekuri, acidi urik, shumë përbërës të tjerë të gjakut, por edhe përqindja e sheqernave dhe proteinave në urinë mbetet në të njëjtin nivel edhe pas një vakti ushqim. Edhe shkalla e kolesterolit, nuk duket të ndryshojë nën ndikimin e ushqimit.

6.Margarina ka më pak yndyrna se gjalpi.

Në fakt, thuajse të gjitha margarinat kanë një përmbajtje të lipideve (dmth yndyrnave), pak a shumë të barabartë me ato të gjalpit. Avantazhi i vetëm është se ato janë të pasura me yndyrna të pangopura, të cilat nuk depozitohen në arterie për t’i bllokuar. Kjo është arsyeja pse nganjëherë margarina rekomandohet të konsumohet nga njerëzit që kanë kolesterolin e lartë. Në dallim nga margarina, që merret pas përpunimit industrial të vajrave të farërave të ndryshme, gjalpi është një ushqim natyral dhe në disa aspekte më i shëndetshëm:gjithçka varet nga konsumi me një moderim të madh (dhe më i preferuari mbetet si gjithmonë vaji i ullirit).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë