Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Metro.
Më 8 tetor në Shkup, Maqedonia e Veriut zhvillon ndeshjen gjysmëfinale ndaj Kosovës, teksa fituesi do takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, me fituesin e finales që siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Europian që mbahet në vitin e ardhshëm.
Lista e publikuar nga Igor Angelovksi gjithashtu vlen edhe për dy ndeshjet që Maqedonia i zhvillon ndaj Estonisë dhe Gjeorgjisë, ndeshje këto të vlefshme për sezonin e tanishëm të Ligës së Kombeve.
Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Ferhan Hasani janë gjashtë futbollistët shqiptarë të ftuar, teksa listën e plotë mund ta shikoni në listën e mëposhtëm. /gazetametro.net
Coach Igor Angelovski just released the squad for the Kosovo match on the federation's website.
Goran Pandev is in! So, they found a way (maybe diplomatic help along the way) to get him on the list.
Elmas is obviously out with the COVID positive test. pic.twitter.com/l4bVsKjPYy
— Macedonian Football (@MacedonianFooty) October 3, 2020