Loading…

6 fraza që njerëzit e suksesshëm nuk i përdorin

  • 11/12/2016 | 17:12

6 fraza që njerëzit e suksesshëm nuk i përdorin

Suksesi nuk  është diçka që vjen prapritur. Ai vjen ngadalë duke punuar shumë, dhe përfshin vite të tëra  deri në realizimin e qëllimit tuaj. Suksesi kërkon fleksibilitet dhe një analizë të kujdesshme të asaj që po ndodhë në jetën tuaj.

Më poshtë gazetametro.net ua sjellë disa fraza që  njerëzit e suksesshëm nuk i mendojnë fare e aq më tepër t’i vënë në praktikë. Ata që e kanë ndarë mendjen për të arritur diçka në jetën e tyre nuk njohin lodhje e arsyetime, apo fraza të tilla si këto që do t’i përmendim tani:

E urrej punën që bëj
Kjo frazë nuk funskionon asnjëherë, qoftë duke e mashtruar veten për pak minuta apo duke e ndjerë me të vërtetë. Ekziston një rregull i punës që pavarësisht a jeni duke e ndjekur ëndrrën apo jo, ju duhet ta kryeni punën që iu ofrohet njësoj si ajo që do ta bënit me shumë dëshirë! Sukses mund të arrij edhe një i pasionuar pas futbollit në lëminë e biznesit.
https-%2f%2fcdn-evbuc-com%2fimages%2f25726951%2f123442622717%2f1%2foriginal
Kjo nuk është e drejtë
Njerëzit e suksesshëm nuk ankohen. Kjo është pjesa më e mirë nga ana e tyre në shoqëri. Ata e ndjekin rrugën e tyre duke e pranuar çdo disfatë, prandaj edhe shpesh iu bie të sakrifikojnë diçka dhe të arrijnë të marrin diçka tjetër në këmbim të asaj, deri sa ta finalozojnë suksesin e tyre.

Nuk kam zgjidhje
Kur ju dorëzoheni dhe i pamundësoni vetes punën që e keni marrë përsipër, ose u është ofruar sigurisht që nuk keni zgjidhje. Njerëzit e dobët dorëzohen ata të fortit nuk e bëjnë, ata kërkojnë zgjidhje në çdo mënyrë dhe nuk e ndërpresin punën kurrsesi, transmeton gazetameto.net

Nuk po e kuptoj si kanë rrjedhur gjërat
Ju duhet të dini gjithmonë një mënyrë ta lehtësoni punën tuaj. Në fakt duhet ta keni një alternativë tjetër çdoherë në mendje për të mos mbetur në udhëkryq duke mos pasur idenë se si kanë rrjedhur gjërat. Edhe nëse iu ofrohet një punë e lënë përgjysmë, ju duhet të vazhdoni pa  bërë pyetje dhe ta menagjoni deri në fund, sikur ta kishit nisur ju.

_6ka5080-jpg-content

Nuk është puna ime
Një njeri i aftë e punëtor asnjëherë nuk i veçon punët si punë që nuk i përkasin atij apo nuk janë nga ato që mund t’i kryej si duhet. Të thuash; nuk di, nuk është për mua, unë jam historian, s’di matematikë është shumë e thjeshtë, transmeton gazetametro.net. Thelbi i punës nuk kërkon njohuri të përsosura, ato fitohen nëse përkushtohesh si duhet.

Është e pamundur
Në fakt e pamundur nuk është asgjë deri në momentin që ju e njoftoni veten me pamundësinë. Sigurisht që as të arrish sukses nuk është fare e lehtë, sepse duhet punë e djersë deri te ai, por duke punuar e duke e pranuar rutinën e punës ju e mposhtni çdo sfidë dhe arrini t’i prekni majat e suksesit./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë