Shumica e njerëzve e kanë këtë problem, zgjedhjen e filmit të duhur për t’a shikuar pas një ditë të rëndë në punë. Pastaj më shumë humbin kohë duke kërkuar filmin “e duhur”!
Kjo është lista e filmave që ju lehtëson humbjen e kohës për kërkimin e filmit të duhur:
1. Populaire
Një komedi e cila flet për një grua me emrin Rose Pamphyle e cila nuk don të jetojë në qytezën e saj të vogël dhe të jetë një shtëpiake. Ajo vendos të shkojë në Paris dhe aty fillon e tërë ngjarja, me shumë surpriza!
2. Where the Heart Is
Storia e një 17 vjeçare e cila është naive dhe mendon se gjithçka në jetë është e lehtë. Por, pas disa problemeve dhe ndihmës që e merr nga disa të huaj ajo më në fund e gjen lumturinë e saj.
3. 13 going on 30
Të gjith ne kur ishim të vegjël kemi dëshiruar të rritemi sa më shpejtë! Karakteri kryesorë i këtij filmi ka po të njejtën dëshirë, por kush kishte thënë që të nesërmen e ditëlindjes së saj ajo me të vërtetë do të “rritej”?!
4. Brooklyn
Storia e një vajze të quajtur Ellis e cila vendos të lëshojë vendin e saj të lindjes në një fshat në Irlandë dhe të shkojë për të jetuar në Amerikë. Shumicën e kohës asaj i mungon shtëpia e saj. Ellis bie në dashuri dhe disa lajme të papritura i vijnë nga shtëpia e saj me ç’rast ajo duhet të kthehet! Në fund Ellis duhet të bëjë një zgjedhje në mes të shtëpisë së saj apo të dashurit që jeton në Amerikë?
5. Suite Française
Ky film është i bazuar në novelën e shkrimtares franqeze, Irène Némirovsky dhe flet për një grua të martuar e cila bie në dashuri me një komandant gjermanë gjatë luftës së dytë botërore.
6. The age of Adaline
Karakteri kryesorë i këtij filmi është një grua e cila nuk plaket kurrë! Pa dyshim se kjo është ëndërra e çdo kujt, mirëpo a është gjë e mirë që të gjith të afërmit të plaken dhe të vdesin ndërsa ju jo?