Loading…

6 filmat më të mirë të shekullit 21 (Foto)

  • 09/06/2017 | 22:20

6 filmat më të mirë të shekullit 21 (Foto)

Ne kemi jetuar vetëm 17 vite të shekullit 21. Gjatë kësaj kohe janë lëshuar mijëra filma për publikun. Industria e filmit ka arritur në kulminacionin e saj, duke bërë që konkurrenca të arrijë në nivelet më të larta.


Kështu, New York Times ka bërë përzgjedhjen e disa filmave që janë prodhuar në shekullin modern, e që renditen sipas kritikëve në mesin e kryeveprave më magjepsëse të veprave artistike për ekranin e madh.

 

There Will Be Blood

Ky film tregon historinë e një biznesmeni amerikan të naftës. Daniel Plainvieë ndjek vendet e caktuara për të shpuar në kërkim të naftës. I xhiruar nga Paul Anderson, filmi është kryevepër e dashurisë, vdekjes, besimit e lakmisë.

 

Spirited Away

Filmi i animuar është vepër e regjisorit japonez, Hayao Miyazaki, i cili ndjek aventurat tmerruese të një vajze të re me emrin Chihiro. Ky film konsiderohet më i miri i zhanrit të animeve.

 

Million Dollar Baby

Clint Eastwood zakonisht i lëshon filmat e tij ashtu siç i xhiron, shpejt dhe mirë, pa ndonjë rrëmujë të madhe. Me këtë film, Eastwood ka fituar Oscarin e dytë të karrierës së tij. Filmi shtjellon ngjarjen e një gruaje që punon me një trajner në boks.

 

A Touch of Sin

A Touch of Sin është film mahnitës nga regjisori kinez, Jia Zhangke. I ndarë në kapër kapituj, filmi shtjellon një varg ngjarjesh dhe konfliktesh të dhunshme që e kanë trazuar atë gjatë jetës.

 

The Death of Mr. Lazarescu

Një pensioner i viteve të 60-ve në Bukuresht ankohet për dhimbje barku. Pak kohë më vonë ai largohet nga kjo botë në mënyrë misterioze. Filmi tre orësh vlerësohet kryevepër rumune e filmave të shekullit 21.

 

Yi Yi

Yang Yang, më i vogli nga fëmijët Jian, është i specializuar në fotografimin e kokave të njerëzve nga mbrapa. Secili nga anëtarët e familjes mundohet që ta stabilizojë të kaluarën dhe të tashmen brenda jetëve të tyre të përditshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë