Loading…

6 fëmijë të lënduar në duar dhe sy gjatë festimeve të Vitit të Ri

  • 01/01/2020 | 11:14

6 fëmijë të lënduar në duar dhe sy gjatë festimeve të Vitit të Ri

Festimet e Vitit të Ri në mbrëmjen e djshme kanë rezultuar me më pak incidente nga mjetet piroteknike, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pse qytetarët ishin më të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike, gjashtë fëmijë kanë mbetur të lënduar gjatë për shkak të përdorimit të tyre.

Siç njofton Qendra Emergjente, mbrëmë trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë fëmijë.

Përgjegjësi i ndërrimit, Agron Çitaku, ka bërë të ditur për KosovaPress se këto raste janë lëndime të lehta.

‘Ky vit në krahasim me vitet tjera, si duket ka më pak punë në krahasim me kujdestaritë tjera. Deri më tash ka gjashtë të lënduar me lëndime të lehta, kryesisht të moshës fëmijërore. Katër prej te cilëve janë në regjionin e duarve dhe dy në regjionin e syve’, ka thënë Çitaku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë