Marylin Monroe, ylli me i famshem i botës, ishte aktore, modele dhe këngëtare. Njihet si sinonim i bukurisë femërore, ndërsa është shpallur femra më e bukur e të gjitha kohëve.
Gazetametro.net sjellë disa fakte interesante rreth jetës së saj, si pjesa e fëmijërisë, intelegjenca e saj e shumë të tjera.
1. Fustanet i kishte tepër të shtrenjta
Fustanet e Monroes kanë çmim marramëndës në ditët e sotme. Fustanin që ajo e kishte veshur në ditëlindjen e John F. Kennedyt, është shitur në vitin 1999 për 1 milionë dollarë. Ndërkaq, fustani i bardhë të cilin e kishte veshur në filmin ‘The Seven Year Itch’, është shitur për 4.6 milionë dollarë në vitin 2011.
2. Pozoi nudo për vetëm 20 dollar
Monroe u bë e njohur edhe me fotot nudo të saj, të botuara në revistën “Playboy”. A mund të imagjinoni se për këtë foto ajo u pagua vetëm 50 dollarë? Kjo fotografi, që ishte shfrytëzuar edhe për kalendar, më vonë ishte shitur 500 dollarë, ndërsa pronarit të saj i solli miliona dollarë.
3. Monroe ishte shumë intelegjente
Niveli i inteligjencës i Marilyn Monroe ishte më i madh se i Albert Einstein-it. IQ-ja e saj ishte 168 pikë, befasisht më e madhe se e Bill Gates apo Stephen Hawking – që të dy kanë 160 pikë.
4. Ajo i adhuronte lulet
Monroe kishte marrë premtim nga bashkëshorti, Joe DiMaggio, se nëse vdes ai çdo javë do të sillte lule mbi varrin e saj. Nuk mund të besoni se sa fatlume ishte ajo. Burri i saj e mbajti premtimin dhe për 20 vjet me radhë kishte vendosur lule mbi varrin e saj
5. Marylin Monroe kishte një fëmijëri të tmerrshme
Marilyn kishte vuajtur shumë gjatë fëmijërisë për shkak të varfërisë dhe ngacmimit seksual. Nëna e saj kishte qëndruar shumë kohë në spital psikiatrik, ndërsa Monroe e vetmuar ishte dërguar në jetimore.
6. Është martuar 16 vjeç
Marilyn Monroe ishte martuar tre herë. Për herë të parë kur është martuar ka qenë vetëm 16 vjeç. /gazetametro.net