Loading…

6 destinacionet më të rrezikshme në botë

  • 06/06/2017 | 20:39

6 destinacionet më të rrezikshme në botë

Zakonisht me “jam në pushime” ne nënkuptojmë para së gjithash qetësinë dhe relaksin e plotë.


Por, nuk është  kështu për ata turistë që kanë pasion tronditjen dhe arsyeja e udhëtimit bazohet te adrenalina . Nga shkëmbinjtë irlandez në plazhet meksikane, këtu janë dhjetë nga destinacionet turistike më të rrezikshme në botë.

PRAIA DE BOA VIAGEM (BRASILE) -Plazhe të mëdhaja me rërë, perëndime spektakolare, mbrëmje të hatashme.. destinacioni i përkryer, Jo? Nuk mendojmë kështu. Ndërmjet viteve 1992 dhe 2012 janë raportuar 56 raste të sulmeve nga peshkaqenët, një e treta e të cilave ka përfunduar tragjikisht.

RREJTI I UJËVARËS SË KOLORADOS (USA) Rafting mund të jetë kënaqësi për të gjithë familjen. Por në lumenjtë e Kolorados raportohen dëmtime fatale, madje edhe vdekje prurëse. Shirat e mëdha dhe vështirësia e rrugëve sollën në vetëm shtatë muajt e parë të vitit 2014 më shumë që 15 vdekje.

CLIFFS OF MOHER (IRLANDA) Cliffs e Moher janë një nga vendet më të bukura të Irlandës: shkëmbinjtë e egër gati 200 metra me pamje nga oqeani. Për fat të keq, për shkak të masave të varfra të sigurisë, ka ndodhur që disa turistë kanë rënë poshtë. Por mbi të gjitha ajo është një fatkeqësi është popullarizimi me persona që janë të gatshëm për të kryer vetëvrasje.

EL CAMINITO DEL REY (SPAGNA) Kjo është një rrugë artificiale që shkon përgjatë murit të grykës së Gaitanes. Kjo është një metër e gjerë dhe e mbushur me gropa. Teorikisht, qasja është e paligjshme, por ka mbetur një destinacion popullor. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2000, pesë njerëz kanë humbur jetën.

ALNWICK GARDENS (ANGLI) Jane Percy, dukesha e Northumberland, vendosi t’i jepte kopështeve të kështjellës së saj pakëz origjinalitet. Një zonë e parkut është i njohur si “Kopështi helmues”, pasi te gjtiha bimët e shtëpisë janë aq helmuese sa të vrasin me helmin e tyre. Edhe pse turistët janë mbajtur në një distancë sigurie, disa kane hasur probleme si pasojë e gazrave toksikë që janë lëshuar në ajër.

VULLKANET E HAWAIT (USA) Me një biletë disa qindra dollarëshe, turistët janë të udhëzuar në krye të një vullkani aktiv ku më pas do të zbresin poshtë me biçikletë. Disa njerëz kanë vdekur pas humbjes së kontrollit të automjetit, por kjo nuk është e vetmja mënyrë që ju mund të humbni jetën tuaj në një vullkan. Gazi i emetuar nga krateri, i cili duket si avujt e padëmshëm, është në të vërtetë një përzierje e acidit klorhidrik, sulfide hidrogjenit dhe dioksidit të karbonit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë