Loading…

52% e naftëtarëve nuk duan të fiskalizohen

  • 27/06/2017 | 08:59

52% e naftëtarëve nuk duan të fiskalizohen

Fiskalizimi i bizneseve që merren me tregtinë e derivateve të naftës mbetet vrimë e zezë. Aktualisht janë të fiskalizuara 48 përqind e tyre duke mbetur edhe 52 përqind pa u fiskalizuar.


Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si institucion përgjegjës nuk ka arritur të përmbush objektiven kryesore. Kjo dukuri është vërejtur edhe nga Zyra Kombëtarë e Auditorit në raportin vjetor financiarë për ATK-në. Ndërsa kjo e fundit ka arsyetuar duke thënë se mosfiskalizimi ka ardhur si pasojw e refuzimit nga ana e bizneseve.

“ATK-ja për vitin 2016, në planin e punës kishte caktuar si një ndër objektivat kryesore fiskalizimin e bizneseve që merren me tregtimin e derivateve. Sipas shënimeve të ATK-së, nr i bizneseve në Kosovë që zhvillojnë tregti me derivate është 333, me gjithsej 539 pika të shitjes. Prej këtij numri me arka fiskale janë të pajisura 258 pika të shitjes, ose 48% e tyre, ndërsa 281 pika të shitjes, ose 52% edhe më tutje operojnë pa arka fiskale. Sipas ATK-së vështirësitë me të cilat janë ballafaquar në përmbushjen e kësaj objektive ishte refuzimi i bizneseve për t’u pajisur me arkën fiskale për shkak të çmimit të lartë. Megjithatë, në vitin 2016 ishte licencuar edhe një operator për shitjen e Pajisjeve Elektronike Fiskale (PEF), dhe se kjo kishte ndikuar në uljen e çmimit dhe në rritjen e interesimit të bizneseve për të pajisur me PEF.”, thuhet në raportin e auditorit.

Auditori po ashtu ka identifikuar mangësi në çështjen e mos kontrollit të bizneseve të çregjistruara ku sipas auditorit, neni 11 të ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe sipas neneve 9 dhe 12 të Udhëzimit Administrativ “Kur një biznes propozon ndryshimin e formës së vet të pronësisë, biznesi i ri duhet të aplikojë për një numër të ri fiskal sipas procedurave të përshkruara – Biznesi i vjetër duhet të kërkojë çregjistrimin në përputhje me procedurat e përshkruara“.

Në këtë rast auditori ka identifikuar tre biznese të cilat pas çregjistrimit në ndryshimin e formës dhe pronësisë së bizneseve kanë zhvilluar aktivitete biznesore, në kuadër të biznesit të çregjistruar, duke lëshuar fatura dhe realizuar të hyra nga Buxheti i Kosovës në vlerë prej 13,600 euro.

Këto biznese, sipas auditorit, nuk ishin kontrolluar nga ATK-ja dhe nuk kishin deklaruar të ardhura të realizuara. Po ashtu, në ATK gjatë vitit 2016, mbaheshin 25 pozita menaxhuese me UD, prej tyre, për 21 pozita ishte tejkaluar afati ligjor.

Në fazën finale të auditimit vlerësuam se në muajin mars të vitit 2017, ishin zhvilluar procedurat e rekrutimit dhe janë përzgjedhur kandidatët për 11 pozita.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë