Albumi i grupit të famshëm anglez Pink Floyd ka 50 vite që është publikuar dhe sot është një prej krijimeve artistike muzikore më të vlerësuara të shekullit të kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Albumi i bëri të famshëm e të pasur katër anëtarët e grupit që ishin në kulmin e fuqisë kreative me 1 mars të 1973. Që nga ajo kohë albumi është shitur në 45 milionë kopje në botë duke e bërë atë njërin prej albumeve më të shitura të të gjitha kohërave. Ky album ka qëndruar në top listën amerikane US Bilboard Charts për 14 vite, në kohën kur kjo listë kishte peshë e kishte si matej.
Në vitin 2012 ky album ishte vendosur të ruhej në arkivin e librarisë së Kongresit të SHBA’së për “vlerën e tij “kulturore, historike dhe estetike”.
Pink Floyd në album shqyrtonte tema të konfliktit, lakmisë, vdekjes dhe sëmundjeve mendore në kohërat moderne. Përpos këngëve hite si Money dhe Us and Them albumi është i famshëm edhe për artin e mbështjellësit të albumit, vetëm një hapësirë e errët me prizmin që e përshkon drita.
Grupi i katërshes Roger Waters, David Gilmour, Richard Waters dhe Nick Mason së Pink Floyd u nda në të tetëdhjetat e shekullit të kaluar pas lëshimit të katër albumeve të tjera. Grupi vazhdoi krijimtarinë më pas me treshen e mbetur pa Waters. Ribashkimi i tyre ishte temë e herëpashershme në qarqet e dashamirësve kur edhe u realizua më 2005 në Live 8 për një koncert rreth 30 minutash./gazetametro.net