Më së shumti ky fluks është shprehur në kufirin jugor të Zvicrës, në Kantonin e Tiçinos, ku shumë nga migrantët kanë hyrë në Zvicër duke shfrytëzuar linjën hekurudhore nga Itali
Gjatë vitit 2016 në Zvicër kanë hyrë ilegalisht afër 50 mijë migrantë. Siç shkruan në një raport të Shërbimit të Ruajtjes së Kufirit, pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga vendet afrikane si Eritrea, Gambia, Guinea, Nigeria, Etiopia dhe Somalia.
Më së shumti ky fluks është shprehur në kufirin jugor të Zvicrës, në Kantonin e Tiçinos, ku shumë nga migrantët kanë hyrë në Zvicër duke shfrytëzuar linjën hekurudhore nga Italia, shkruan srf.ch.
Nga ky numër, rreth 27 mijë refugjatë Zvicra i ka kthyer mbrapsht që në kufi, thuhet më tutje në raportin vjetor të Rojeve kufitare, transmeton albinfo.ch. Një kthim i tillë ndodh kur një migrant nuk kërkon fare azil në Zvicër por dëshiron të udhëtojë më tutje për në Gjermani ose në shtetet skandinave.